Muhaxheri: Do të jem Kryetar deri më 2054

Kosova

Muhaxheri: Do të jem Kryetar deri më 2054

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 12:30

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri si duket është shumë i dhënë pas karriges së kryetarit. Edhe më herët por, edhe sot ka ripërsëritur se do të jetë kryetar deri më vitin 2054.

Këtë e përsëriti edhe sot gjatë emisionit “Dukagjini Sot” në Tv Dukagjin, për të cilën tha se kjo përgjigje është vetëm për opozitën e komunës së Pejës.

Gjatë bisedës së tij Muhaxheri ka folur edhe për planin e tij për Teleferikun në Pejë.

Duke ju kundërpërgjigjur opozitës Muhaxheri tha se do ta lëvizin nga karrigeja atëherë kur plani i tij për Teleferikun të përfundoj.

“Ta shohim, nëse teleferikun e bëjmë në këtë mandat, atëherë ndoshta mund të mos kandidohem më”, ka thënë Muhaxheri.

Duke rikapituluar punët që sipas tij janë bërë për Pejën, Muhaxheri e ka cilësuar ekzekutivin e tij si qeveri lokale e kursimeve dhe qeveri e cila ka kryer projekte në dobi të qytetarëve.

“Ne kemi dhënë shembull se si duhet kursyer mjetet edhe duke punuar edhe duke qenë të ngushtuar nga pagesat e disa proceseve gjyqësore”, ka thënë Muhaxheri.

< p>Për koalicionin lokal LDK –PDK, Muhaxheri është shprehur se formula ka derivuar për një koalicion të tillë meqë me AAK-në ishin në balotazh dhe partner është gjetur PDK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat