Pacolli: Ja si do të kishte më pak humbje në jetë njerëzore, prej ktyre katastrofave

Kosova

Pacolli: Ja si do të kishte më pak humbje në jetë njerëzore, prej ktyre katastrofave

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 12:22

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka ngushëlluar familjarët e viktimave të vërshimeve në Tetovë.
“Dje humbën jetën dhe u varrosën mes një dhimbje të madhe 5 bashkëkombasit tanë nga Tetova. Ata vdiqën në një katastrofë natyrore dhe sot në ditën e zisë së shpallur për nderimin e tyre, gjej rastin të ngushëlloj familjet e të ndjerëve. Shpirti i tyre të prehet në paqe! Jam ndjerë mirë nga solidariteti i gjithë kombit me Tetovën”, shkruan Pacolli në Facebook.

Megjithatë Pacolli ka një pyetje për këtë cështje.

“Një pyetje dua të shtroj, thellësisht i bindur se katastrofat natyrore s’mund të parandalohen, por veçse të zvogëlohen efektet e tyre. A do kishte më pak humbje në jetë njerëzore, prej ktyre katastrofave, nëse ne njerëzit, shoqëria jonë, do të kishim bërë një zhvillim urban shumë më të menduar, pa ndërtime të egra? A do kishim kaq shumë humbje, nëse politika do kishte kontrolluar ligjërisht zhvillimet urbane me plane të menduar mirë, që do ta ruanin natyrën dhe nuk do ta egërsonin atë?”, shkruan Pacolli./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat