KDI: Shpendi ngrit transparencën, Mimoza bie

Kosova

KDI: Shpendi ngrit transparencën, Mimoza bie

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 11:20

(E plotesuar) Komuna e Prishtinës del të jetë ajo me nivelin më të lartë të transparencës, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, gjë që ka shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa, Gjakova që vitin e kaluar kishte dalë si komuna më transparente, këtë vit del të ketë shënuar rënie, nga 76.4 për qind sa kishte vitin e kaluar, në 64.5 këtë vit.

Këto vlerësime dalin nga raporti i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), raport ky që përfshin 11 komuna nga e gjithë Kosova, duke matë kështu nivelin e transparencës në zyrën e kryetarit, kuvendin komunal, financat dhe transparencën në konsultime me publikun.

Pas komunës së Prishtinës, KDI nxjerr Gjilanin si më transparente, pastaj Gjakovën, Deçanin, Malishevën, Rahovecin, Prizrenin, Graçanicën dhe në fund Suharekën.

Nga raporti i KDI-së del se në komunën e Prizrenit, përformancë më të mirë ka pas zyra e kryetarit, me 20 pikë nga 35 pikët e mundshme. Pastaj radhiten Suhareka, Rahoveci, Malisheva, Dragashi dhe në fund komuna e Mamushës.

Ndërsa, Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka treguar rezultatet më pozitive sa i përket transparencës së këtij institucioni, pas tij vjen Malisheva, Prizreni, Suhareka, Dragashi dhe Mamusha.

E sa i përket transparencës financiare, pri në Rahoveci, pastaj Malisheva, Mamusha, Prizreni, Suhareka dhe në fund Dragashi.

Qëndresa Hamzaj nga KDI tregoi se për këtë gjashtë-mujor, Komuna e Prishtinës prinë me transparencë publike.

Hamzaj: Prishtina më nivelin më të lartë të transparencës publike

“Prinë Komuna e Prishtinës me 70.8 për qind që komuna me nivelin më të lartë të transparencës, e pasuar nga komuna e Gjilanit me 66.7 për qind, më pas vjen Gjakova me 64.5 për qind, Deçani me 51.2 për qind, Malisheva me 42.1 për qind, Rahoveci me 40.7 për qind, Prizreni me 39.3 për qind, Graçanica 35, Suhareka 34.1 për qind, Dragashi dhe Mamusha me 19.8 për qind që është një përqindje mjaftë e ulët”, tha ajo.

Nga ky raport del se komunat kanë treguar përformancë të ndryshime lidhur me transparencën në konsultimet me publikun. Këtu prinë Malisheva, pastaj Prizreni, Suhareka, Malisheva, D ragashi dhe në fund Rahoveci.

Pas analizës së bërë, KDI thërret komunat që të angazhohen për një transparenë të qëndrueshme dhe për një qeverisje të hapur që do t’;i mbante qytetarët e saj më afër dhe më aktiv karshi zhvillimeve në komunat e tyre.

Naim Cahanaj, tha se Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal duhet të ketë rol më aktiv drejtë obligimit të komunave përreth publikimit të raporteve të shpenzimeve.

Naim Cahani: MAPL të ketë rol më aktiv

“Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal, si mbikëqyrëse dhe përkrahëse e nivelit lokal duhet të luajë një rol më aktiv dhe më kërkues, si dhe të obligojë komunat të publikojnë raportet e shpenzimeve, listën e projekteve kapitale dhe buxhetet komunale pasi që janë dokumente më rëndësi të madhe për njoftimin e qytetarëve për punën e institucioneve të tyre lokale”, tha ai.

Tutje, ai tha se duhet të bëhen publike, përmes webfaqeve dhe rrjeteve sociale dhe lokacioneve publike, planet dhe projektet kapitale të komunave. Sipas tij, kjo për qëllimin e informimit të qytetarëve para se të kontraktohet projekti.

Ai tha se KDI rekomandon se duhet të bëhen me të qasshme në web faqet e komunave dokumentet me rëndësi për interesin e publikut.

KDI gjithashtu rekomandon komunat të kenë një linjë telefonike direkte pa pagesë për brengat e qytetarëve dhe të mbajnë takime të rregullta me shoqërinë civile. Dhe, sipas KDI-së, komunat duhet të bëjnë publike në webfaqet e tyre borxhin publik komunal, raportin e auditorit, planet e prokurimit si dhe njoftimet për kontratat dhe dhënien e kontratave.

​KDI vlerëson Komunën e Prishtinës si më transparenten

Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga kryetari Shpend Ahmeti ka dalë të jetë si komuna më transparente në mesin edhe të 10 komunave tjera që kanë qenë pjesë e hulumtimit të Institutit Demokratik të Kosovës.

“Transparometrit Komunal” i prezantuar nga KDI përfshin periudhën gjashtëmujore janar-qershor 2015 ku janë gjithsej 11 komuna të Kosovës. Komunat si Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Suhareka, Deçani, Graçanica, Rahoveci, Malisheva, Dragashi dhe Mamusha u vlerësuan objektivisht në bazë të indikatorëve që vlerësojnë transparencën e komunave në katër shtyllat themelore të qeverisjes lokale si: Zyra e Kryetarit/es, Kuvendi i Komunës, Financat e Komunës dhe Transparenca e Komunës në Konsultime me Publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat