KDI prezanton nivelin e transparencës në komunat e Kosovës

Kosova

KDI prezanton nivelin e transparencës në komunat e Kosovës

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 08:27

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thirrur për sot një konferencë për media, ku do të prezantohen të gjeturat lidhur me nivelin e transparencës në komunat e Kosovës, për periudhën gjashtëmujore janar - qershor 2015.

Vlerësimi i transparencës ndjek një metodologji të matjes së indikatorëve në mënyrë objektive përgjatë katër shtyllave themelore të qeverisjes lokale.

Ky indeks përbëhet nga 44 indikatorë dhe mat transparencën në zyrën e kryetarit/kryetares, Kuvendin e Komunës, financat e komunës dhe transparencën në konsultime me publikun, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Konferenca për media do të mbahet në zyrat e KDI-së në Prishtinë, në ora 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat