Stagnojnë njohjet

Kosova

Stagnojnë njohjet

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 20:17

osova gjatë këtij viti ka pranuar vetëm një njohje. Analisti Avni Mazreku ka hedhur kritika në adresë të ekzekutivit dhe në adresë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.
Lidhur më këtë çështje analisti, Avni Mazreku ka thënë se njohjet nga shtetet e huaja nuk lidhen me emra të përveçëm por në kompetencat që i atribuon Kushtetuta e Republikës së Kosovës në fushën e politikës së jashtme.

“Është gabim pretendimi se çështja e njohjes ose mos-njohjes se shteteve të lidhet me emra te përveçëm. Jam i vetëdijshëm se kjo ‘dukuri’ në Kosovë për një kohë mjaft të gjatë është artikuluar si çështje e ‘pronësisë individuale’ e një ministri të caktuar apo një zyrtari të caktuar, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Njohja e shteteve, përkatësisht raportet ndërshtetërorë janë raporte interesash të caktuara të cilat determinohen nga zhvillimet brenda dhe jashtë shtetit përkatës”, është shprehur Mazreku

Ai gjithashtu ka thënë se shumica e njohjeve që kanë ardhur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, kanë ardhur si rezultat i vendeve mike si SHBA dhe disa vende të BE-së. Pra sipas tij, njohja e shteteve të huaja nuk ka të bëjë me çështjen individuale.

“Në fillim, menjëherë pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës, kemi pasur valë njohjesh nga vende të ndryshme të kontinentit, por edhe vendeve tej–oqeanike, dhe kjo ka ardhur si rezultat, i ndikimit të vendeve mike te Kosovës (SHBA dhe disa vendeve anëtare të BE-së por edhe të shtetit shqiptar), përndryshe pretendimi se ato njohje kanë ardhur si rezultat i personave të caktuar, cili do qoftë funksioni i tyre në strukturën institucionale të Kosovës është ambicie imagjinare ose kontekst i përfitimit politik që s’ka të bëjë asgjë me realitetin”, ka thënë ai.

Mazreku ka folur për shtetet që kanë njohur Kosovën duke thënë se Politika e jashtme nuk ndikon ekskluzivisht në Ministrinë e jashtme, prandaj sipas tij është e padrejtë të thuhet që dështimet lidhen me emra.

“Politika e Jashtme nuk është kompetencë ekskluzive e Ministrit të Jashtëm, por paraprakisht e Presidentit/Presidentes se vendit, Kryeministrit, Komisionit përkatës parlamentar, Kryetarit të Kuvendit dhe Ministrit të jashtëm, prandaj edhe në këtë kontekst është e pa-drejtë po ashtu të thuhet që dështimet në njohjen e mëtejshme nga ana e shteteve të pavarësisë së Kosovës lidhen me emra të përveçëm (ministrit të jashtëm) siç është e padrejt edhe tendenca për ‘pronësi’ të njohjeve të deritashme, kur kihet poashtu parasysh se i njëjti Hashim Thaçi ka qenë Kryeministër i Kosovës në dy mandate (atëherë kur vala e njohjeve ka qenë masive)”, ka thënë Mazreku për Gazetën Tribuna.

Deri tani, 111 shtete e kanë njohur vendin tonë. Shteti i fundit që ka njohur Republikën e Kosovës është Antigua dhe Bardud.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat