Demolli priti në takim lamtumirës kolonelin Aydoglu (Foto)

Kosova

Demolli priti në takim lamtumirës kolonelin Aydoglu (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 19:25

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli priti sot, në takim lamtumirës Atasheun ushtarak të Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, kolonel Hasan Aydoglu, i cili këto ditë përfundon misioni e tij në Kosovë. Në takim ishte edhe Komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe kolonel Ilir Qeriqi, shef i departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë dhe Siguri.

Me këtë rast, ministri Haki Demolli në shenjë falënderimi për bashkëpunimin, koordinimin dhe forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të Ministrisë për FSK dhe FSK-së me atë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, si dhe për gatishmërinë e gjithanshme i ndau në emër të Ministrisë një Certifikatë Falënderimi, me anë të së cilës ministri Haki Demolli shpreh gjithë mirënjohjen për punën dhe angazhimin e Atasheut ushtarak turk për ministrinë dhe FSK-në si dhe për punën dhe kontributin e dhënë në kuadër korit të atasheve në dobi të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Nga ana e tij, koloneli Hasan Aydoglu u shpreh falënderues për bashkëpunimin, koordinimin si dhe gatishmërinë e Ministrit dhe të Komandantit e gjithashtu edhe të stafit tjetër të Ministrisë dhe Forcës për kultivimin e një i një raporti shumë frytdhënës sa i përket implementimit të fushave të cilat janë të rregulluara në Memorandumi i bashkëpunimit në mes dy ministrive si dhe dyja vendeve tona. Koloneli Aydoglu u shpreh gjithashtu se bashkëpunimi i Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe se pasardhësi i tij do ta vazhdoj po kaq intesivisht bashkëpunimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat