​Renovohen zyrat e vendit në Gjakovë

Kosova

​Renovohen zyrat e vendit në Gjakovë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 18:57

Në kuadër të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Gjakovës, si dhe kushteve sa më të përshtatshme të punës, në Komunën e Gjakovës kanë nisur renovimet për tetë objektet të zyrave të vendit, njoftoi shërbimi komunal i informimit.

Me këtë nismë tashmë janë kryer punimet në dy zyra të vendit, atë të Demjanit dhe të Rogovës, ndërkohë që do të vazhdohet me renovimin e Zyrave të Vendit në Cërmjan, Brekoc, Mulliq, Rracaj, Novosellë dhe Skivjan. Vlera e përgjithshme e renovimeve të këtyre objekteve është në shumën prej 9.961,55 euro, ku nga kjo vlerë e investimit do të bëhet renovimi i dyerve, dritareve, lyerja e mureve, ndërrimi i dyshemeve, renovimi i tualeteve, hapësirave rrethuese, etj.

Këto renovime bëhen në kuadër të Drejtorisë së Administratës dhe Personelit në Komunën e Gjakovës ku është vlerësuar nevoja për ndërhyrje në këto objekte me qëllim të krijimit të hapësirave standarde për punë dhe për shërbime cilësore ndaj qytetarëve. Me fillimin e ekzekutimit të kontratës, sipas planit dinamik të punës të prezantuar nga operatori ekonomik, punimet do të jenë të kryera në afat kohor prej trid hjetë ditëve, njoftoi komuna./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat