Yee, Veselit: Përgëzime për lidershipin tuaj

Kosova

Yee, Veselit: Përgëzime për lidershipin tuaj

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 18:13

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Hoyt Brian Yee, asistent sekretar në Departamentin e Shtetit, që mbulon çështjet e Evropës dhe Azisë.
Sipas njoftimit nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Yee e përgëzoi kryetarin Veselin për lidershipin e treguar në udhëheqjen e procesit parlamentar të ndryshimeve kushtetuese dhe formimit të gjykatës speciale.

"Më tutje z.Yee theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ti qëndrojnë pranë shtetit të Kosovës në të gjitha proceset e tij të integrimeve evropiane, zhvillimit ekonomik dhe në formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës", thuhet në njoftim.

"Kryetari Veseli falenderoi z.Yee për përkrahjen e vazhdueshme dhe të pakursyer që SHBA-të po i japin Kosovës duke shprehur besimin se Kosova dhe SHBA-të do të vazhdojnë të ecin sëbashku në të gjitha sfidat e vendit tonë", thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat