Mekaj dyshohet se ndërmjetësoi edhe për fajde

Kosova

Mekaj dyshohet se ndërmjetësoi edhe për fajde

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:11

Prokurorja speciale, Drita Hajdari, kërkoi paraburgimin e kryetarit të suspenduar të Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, duke e ngarkuar atë edhe me një vepër të tretë në seancë për rivendosjen e masës së sigurisë ndaj tij e cila përfundoi para pak minutash.
Mbrojtësi i tij, avokati Destan Rukiqi, tha se prokuroria kërkoi paraburgimin e klientit të tij me arsyetimin shtesë se ai ka ndërmjetësuar duke shfrytëzuar autoritetin e kryetarit të Gjykatës së Apelit për të larë borxhin e djalit të axhës së tij në një rast fajdeje.

“Behet fjalë për një shumë 200 mijë euroshe”, ka thënë Rukiqi për Koha.net.

Vendimi pritet të merret nesër nga Gjykata Themelore. Paraburgimi është kërkuar edhe për Vlora Goranin.

Mbrojtësit kanë kundërshtuar këtë kërkesë me arsyetimin se prokurorja nuk ka prezantuar prova bindëse lidhur me dyshimin e saj të bazuar duke kërkuar mase më të burë sesa paraburgimin, apo mbrojtjen e tyre në liri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat