Opozita qon Specialen në Kushtetuese

Kosova

Opozita qon Specialen në Kushtetuese

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 16:53

Shefat e grupeve parlamentare opozitare kanë konfirmuar për KosovaPress, se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar atë se si qëndron amendamentin 24 i Kushtetutës së Kosovës në raport me aktin më të lart juridik të shtetit, me sovranitetin e vendit si dhe me juridiksionin e sistemit të drejtësisë në vend.

Shefi i grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një prononcim dhënë KosovaPress, tha se tashmë kanë filluar koordinimet e tri subjekteve opozitare, VV, AAK dhe Nisma për Kosovën që çështja të dërgohet në Kushtetuese.

Konjufca : Konsultimet kanë filluar që nga dje

“Dje kemi pas një takim të opozitës në nivel të liderëve dhe shefave të grupeve parlamentare të tri subjekteve opozitare dhe kemi ardhur në përfundim që kjo çështje të ndiqet në përmjet Gjykatës Kushtetuese dh e mendojmë që në ditën e djeshme ka pasur shkelje procedural por edhe në nivelin përmbajtjesor që është trajtuar dje dhe është votuar paraqet problem në raport me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ju siç e dini herën e parë kur presidentja e patë dërguar amendamentin për me shqyrtuar kushtetuesja ajo e ka shqyrtuar në raport me kapitullin e dytë të Kushtetueses, se si qëndron ai amendament me të drejtat e njeriut, por tash ne kemi nevojë që ta shqyrtojmë në përgjithësi këtë amendament në raport me kushtetutën dhe sovranitetin dhe sidomos me juridiksion e sistemit tonë gjyqësor”, tha Konjufca.

Konjufca poashtu deklaroi se subjektet politike opozitare të cilat i kanë thënë jo krijimit të Speciales, ani pse në procesin e votimit nuk morën pjesë, tashmë ekspertët e fushës së drejtësisë nga të tri këto subjekte kanë filluar të shohin mundësit se si mund t’i qasen kësaj çështje, dhe se gjithçka sipas tij do të përfundoj duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Konjufca: Do t’i drejtohemi Kushtetueses

“Ne kemi me siguri që do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese . Sot prej orës dy janë duke u takuar ekspertët e të tri subjekteve opozitare. Ata që më shumë janë të fushës juridike, janë duke e trajtuar çështjet se cilat janë ato hapësirat si të formulohet më së pari problem dhe si t’i qasemi Gjykatës Kushtetuese. Krejt çka mund që mund të konfirmoj është se jemi duke shkuar në drejtim të Kushtetueses dhe do t’i drejtohemi asaj që të referoj çështjen”, deklaroi Konjufca.

Ndërsa shefja e GP të Nisma për Kosovën Valdete Bajrami, për KosovaPress, tha se mënyra se si gjithçka ka shkuar në dy seancat e fundit tregon për atë se gjithçka sa i përket Speciales është zhvilluar duke mos ndjekur procedura, e në formën më jo demokratike të mundshme.

Sipas Bajramit, ndonëse ishte proklamuar nga mediet se ditën e djeshme subjektet opozitare do të përdornin metoda të dhunshme për të ndalur votimin, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që subjekti që ajo përfaqëson dhe dy të tjerat, do të shfrytëzojnë të gjitha mënyrat ligjore që kanë para vetës, për të treguar sipas saj se me riprocedimin e amendamentit kushtetuese në Kuvend ka pasur shkelje ligjore.

Bajrami: Do të ndjekim të gjitha format demokratike për të treguar se dje pati shkelje ligjore

“Ne do të ndjekim të gjitha format, demokratike se ju e dini që shumica e gazetarëve na kanë akuzuar që do ta pengojmë seancën me mënyra të dhunshme, por doli që nuk ishte e vërtet, ne do të ndjekim të gjitha procedurat demokratike të gjitha të cilat na takojnë për të ardhur deri në përfundim që edhe njëherë të ju dëshmojmë të gjithë qytetarëve por edhe ndërkombëta rë, por edhe vet koalicionit që kanë bërë shkelje të të gjitha formave demokratike me sjelljen e amendamente dhe sjelljen e projektligjeve edhe njëherë”, tha Bajrami.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim kanë votuar ndryshimet kushtetuese e më pastaj edhe dy projektligjet që tashmë i kanë hapur rrugë krijimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar./A.Sahiti/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat