Blerim Kuçi: Milaim Zeka është tendencioz!

Kosova

Blerim Kuçi: Milaim Zeka është tendencioz!

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 16:20

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Kuçi futjen e emrit të tij në listën e gazetarit, Milaim Zeka si një nga personat e parë që pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale e ka cilësuar si tendencioze.

Ish-kreu i Suharekës i cili aktualisht shërben në postin e sekretarit të përgjithshëm të AAK-së ka thënë për Klan Kosovën se nuk e di se prej nga po i merr këto informata Milaim Zeka.
“Unë nuk kam frikë nga kjo gjykatë, jam plotësisht i pafajshëm. Kuvendi e ka votuar këtë Gjykatë dhe ne presim çka do të sjellë ajo”
Ndryshe, në listën e publikuar të martën nga gazetari Zeka në llogarinë e tij në Facebook, ai ka përmendur edhe emra të tjerë të njohur në skenën politike e që dikur ishin ishin pjesëtarë të UÇK-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat