“Lista” e Milaim Zekës: Ja çfarë thonë Lahi Brahimaj e Shaip Muja

Kosova

“Lista” e Milaim Zekës: Ja çfarë thonë Lahi Brahimaj e Shaip Muja

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 16:11

Lista e publikuar nga ana e gazetarit Milaim Zeka, për emrat e atyre që pritet të gjykohen nga Gjykata Speciale, është komentuar në mënyra të ndryshme nga të përmendurit në këtë listë.
Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Shaip Muja, njëra nga emrat e përmendur në listën e gazetarit Milaim Zeka, ka theksuar për Telegrafin se “nuk i komentoj atë se çfarë shkruajnë të tjerët nëpër rrjete sociale”.

Ndërsa deputeti tjetër i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, i përmendur në këtë listë, publikimin e këtyre emrave e ka quajtur spekulim.

“Nuk merrem dhe asnjëherë në jetën time s’jam marrë me spekulime”, ka thënë Brahimaj.

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, duke e komentuar publikimin e një liste nga ana e gazetarit Milaim Zeka, në të cilën lakohet emri i tij si i akuzuar potencial nga Gjykata Speciale, ka thënë për Telegrafin se as Milaim Zeka e as Hashim Thaçi nuk i dinë emrat që pritet të jenë në mesin e të akuzuarave nga Gjykata Speciale.

Ndryshe, gazetari Miliam Zeka, në një postim të tij në Facebook të hënën ka publikuar një listë me emra të atyre që sipas tij, do të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat