Pas votimit të Gjykatës Speciale, Kuvendi fillon pushimet

Kosova

Pas votimit të Gjykatës Speciale, Kuvendi fillon pushimet

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 07:37

Deputetët e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas kalimit në leximin e dytë të ligjeve për Gjykatën Speciale, kanë filluar pushimet.

Në deklarimin e tij pas përfundimit të pikave të rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme që përfundoi mbrëmë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar të gjithë deputetët që me këtë seancë parlamenti ka mbyllur sesioni pranverore.

“Me kaq mbyllet edhe sesioni pranveror, pushime të këndshme e shihemi në sesionin vjeshtor”, ka thënë Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat