​Miratohet Projektligji për Dhomat e Specializuara

Kosova

​Miratohet Projektligji për Dhomat e Specializuara

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 21:25

(E plotësuar) Votohet edhe projektligji për ndihmë financiare për të akuzuarit e Speciales

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në parim Projektligjin për ndihmë juridike dhe financiare për të akuzuarit potencialë nga Gjykata Speciale.

Votën për e kanë dhënë 61 deputetë, 10 kundër dhe katër kanë abstenuar.

Kundër këtij projektligji kanë votuar deputetët e Listës Serbe.

Ndryshe séance e jashtëzakonshme është mbajtur pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët e kanë bojkotuar pas votimit të ndryshimeve të amendamenteve kushtetuese që i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale./KosovaPress/

​Deputetët e Srpskës nuk e përkrahin projektligjin për ndihmë financiare për të akuzuarit e Speciales

Projektligjin për ndihmë juridike dhe financiare për të akuzuarit potencialë nga Gjykata Speciale nuk e ka përkrahur Lista serbe me arsyetimin se nuk do të ishte e drejtë ndaj viktimave që kanë kryer të akuzuarit.

Këtë projektligj e përkrahë PDK, LDK dhe 6 Plus.

***

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ky projektligj mori 73 vota ndërsa një kundër.

Në seancën e jashtëzakonshme që ka filluar pas orës 21 nuk po marrin pjesë deputetët nga opozita vetëm ata të pozitës./KosovaPress/

Seanca fillon, shqyrtohen projektligjet për Dhomat e Specializuara dhe ndihmë juridike

Në këto momente ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të shqyrtohen dy projektligjet me procedurë të përshpejtuar.

Në seancë nuk po marrin pjesë deputetët e opozitës ndërsa shefat e grupeve parlamentare të LDK-së, PDK-së, Lista Serbe mbështesin që të shmangen nga rregullorja e Kuvendit.

Në seancë po marrin pjesë gjithsej 73 deputë të Kuvendit të Kosovës. /KosovaPress/

Opozita nuk shkon në seancën e mbrëmjes

Edhe pse tashmë është gati çdo gjë për të rifilluar me seancën, asnjë nga deputetët e opozitës nuk është i pranishëm.

Përveç tyre në sallë nuk po shihen as një numër i madh i pozitës. Të pranishëm në sallë janë rreth 20 deputetë e ministra. Aty shihet kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ministri Arsim Bajrami etj.

Mësohet se administrata tashmë ka shpërndarë materialin dhe pritet që të votohen projektligjet të miratuara më herët nga Qeveria e Kosovës.

Dy projektligje ajo për Dhoma të Specializuara dhe ai për ndihmë juridike për të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata speciale janë miratuar në Qeveri pasi Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat