Qeveria ri-procedon projektligjin për dhomat e specializuara dhe mbulimin e shpenzimeve

Kosova

Qeveria ri-procedon projektligjin për dhomat e specializuara dhe mbulimin e shpenzimeve

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 20:54

Pas seancës në të cilën u mblodhën votat e mjaftueshme për krijimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë të përshpejtuar, Qeveria e Kosovës i procedoi për në kuvend Projektligjin për dhomat e specializuara dhe atë për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të të akuzuarve potencialë në proceset gjyqësore, pranë dhomave të specializuara.

Për projektligjin për dhomat e specializuara, kryeministri Isa Mustafa tha se janë bërë përpjekjet maksimale që të jetë në harmoni me interesat dhe kërkesat e vendit.

Mustafa: Nuk kërkojmë të bëhen ndryshime në tekst

“Kemi bërë përpjekje maksimale që të gjitha vërejtjet, sugjerimet profesionale të cilat kanë qenë, kërkojmë që ato të inkorporohen në tekst. Ajo çka mund të arrihet është arrit, qëndrimi përfundimtar ka qenë që teksti përfundimtar të mbetet ai që sot e tha ministri para jush, do të thotë i fundit, i muajit maj, ky që është para nesh është një tekst i cili ka mbet si tekst përfundimtar dhe në të cilin nuk kemi arrit të bëjmë ndryshime dhe po ashtu nuk kërkojmë që as sot në qeveri të bëhen ndryshime të tilla. Sepse, pastaj shtrohet pyetja që ky tekst duhet të jetë në harmoni dhe i bashkëren ditur me Bashkimin Europian”, tha ai.

Ndërsa me votën kundër të zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq, u procedua për në kuvend edhe projektligji për mbështetjet financiare.

Stojanoviq tregoi se Lista Serbe nuk e përkrah këtë projektligj.

Stojanoviq: Nuk e përkrahim projektligjin për mbulimin e shpenzimeve

“Në çfarë mënyre do të vërtetohet se cili i akuzuar do të ketë të drejtë që të ketë përkrahje juridike pa pagesë dhe kush vendos se kush nuk ka të drejtë... Mendoj se dhënia e ndihmës paraprakisht është e gabuar pasi që mund të ndodhë që ndonjë I akuzuar të dënohet, kështu që Lista Serbe as këtu e as në seancë nuk e përkrah këtë projektligj”, tha ai.

Për këtë, Stojnoviq mori përgjigje nga ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Kuçi: Çdo person është i pafajshëm derisa fajësia t’i shpallet m e aktgjykim të prerë

“Ne jetojmë në një vend ku prezumimi i pafajësisë është kategori kushtetuese dhe kategori me standard ndërkombëtar. Do të thotë, çdo person është i pafajshëm derisa me aktgjykim të formës së prerë të vërtetohet e kundërta. Pra ne hyjmë me propozimin që e mbrojmë atë parim, tha Kuçi.

Tutje, Kuçi tregoi për mënyrën e mbrojtjes së personave të akuzuar.

Ai tha se mbikëqyrjen e veprimeve financiare do të bëjë Komisioni për Financa i Kuvendit të Kosovës.

Kuçi: Mbikëqyrjen e veprimeve financiare do të bëjë Komisioni i kuvendit për financa

“Në përmbajtje të ligjit shihet shumë qartë se do të jetë një komision dhe do të nxjerrin udhëzimet administrative në afatin tre mujor nga dita e miratimit në qeveri. Dhe, parashihet qartë mënyra se si përcaktohet, s i është mbrojtja për personat e akuzuar, ndihma për familjarët e ngushtë, dhe njëkohësisht puna atij komisioni që do të jetë. Mbikëqyrjen e veprimeve financiare do ta bëjë komisioni i Kuvendit të Kosovës për financa”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat