Gashi: Votimi pro themelimit të Gjykatës, i arsyeshëm karshi rrethanave

Kosova

Gashi: Votimi pro themelimit të Gjykatës, i arsyeshëm karshi rrethanave

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 19:56

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar, se votimi pro Gjykatës Speciale ishte i arsyeshëm kur dihen rrethanat momentale.
“Nuk mund të jap mendim nëse është mirë apo keq mbetet të shihet. Mendoj që ka qenë vendim i arsyeshëm në rrethanat e krijuara", tha Gashi për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Nuk kemi të bëjmë me presion ndërkombëtar aq sa kemi të bëjmë me paaftësinë tonë, por edhe bashkësia ndërkombëtare në fushën e drejtësisë në Kosovë ka dështuar, ky dështim i përbashkët e ka sjell edhe Gjykatën Speciale. Kjo krejt ka filluar nga një gabim i zotit Thaçi që ka thënë se unë do të kërkoj një hetim në rastin e Dick Martyt dhe është dashur që ai hetim do të përfundonte diku", theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat