Në ministrinë për FSK po dhurohet gjak

Kosova

Në ministrinë për FSK po dhurohet gjak

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 15:46

Në Ministrinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës vullnetarët kanë nisur aksionin dhjetë ditor për dhurim të gjakut.

Brenda këtyre dhjetë ditëve gjak do të japin pjesëtarët dhe shërbyesit civil pranë ministrisë për FSK dhe të gjitha njësive vartëse të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.

Siç edhe thuhet në komunikatën që ka ardhë nga kjo ministri, aksioni është miratuar nga Ministri i MFSK-së Haki Demolli dhe nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Rrahman Rama, i cili me urdhër ka marrë masat që pritja e ekipeve të Transfuzionit të jetë sipas standardeve dhe kushteve që kërkon kjo lëmi.

“Në ditën e parë të aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut i cili konkretisht ka filluar në Ministri që në fillim u shpreh një gatishmëri e pjesëtarëve për t’iu përgjigjur këtij aksioni. Aty ishte i pranishëm për pak qaste edhe ministri Haki Demolli i cili tha se FSK-ja e ka traditë organizimin e aksionit të tillë dhe me këtë rast i përgëzoj të gjithë pjesëtarë t dhurues vullnetar të gjakut për gatishmërinë e vazhdueshme që ti përgjigjen këtij aksioni si dhe personelin mjekësor të QKTGJK për angazhimin dhe punën e palodhshme”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu thuhet se aksioni për dhurimin e gjakut do të vazhdoj nesër në Komandën e Forcave Tokësore dhe do të shtrihet në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, deri më datë 13 gusht 2015.

Aksioni humanitar i gjakut është tradicional dhe organizohet për çdo vit nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe se FSK-ja me të drejtë konsiderohet si një prej donatorëve më besnik dhe i qëndrueshëm i QKTGJ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat