Hazrolli diplomoi në kolegjin Mbretëror në Londër

Kosova

Hazrolli diplomoi në kolegjin Mbretëror në Londër

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 15:41

Zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, ka diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Mbrojtjes në Londër.

Zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT), të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, pas një viti studimesh intensive, ka diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Mbrojtjes në Londër, (College of Defence Studies –RCDS), që është Institucioni më i lartë i Akademisë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar dhe ndër më të njohurit në botë.

Gjeneral Hazrolli pasi e mori certifikatën e diplomimit nga komandanti i Kolegjit Mbretëror të Mbrojtjes, Sir Tom Philip KCMG, deklaroi se ndjehet krenar dhe i nderuar që është ushtaraku i parë nga Republika e Kosovës, që diplomoi në këtë akademi me traditë dhe me nam të shquar në mbarë botën. “Shpresoj që edhe në të ardhmen të vazhdojë ky bashkëpunim institucional në mes të Kolegjit Mbretëror të Londrës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, u shpreh në fund, gjeneral Hazrolli.
Në ceremoninë e diplomimit të rreth njëqind ushtarakëve të lartë dhe zyrtarëve shtetërorë nga më shumë se pesëdhjetë vende të ndryshme të botës, ishin të pranishëm edhe familjarët e tyre, si dhe atashe ushtarakë dhe përfaqësues të ambasadave në Londër.

Ministria për Forcën e sigurisë së Kosovës dhe ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar kanë memorandum bashkëpunimi në fushë Mbrojtjes dhe se të gjitha aktivitetet, shkollimet dhe trajnimet janë të parapara dhe të rregulluara paraprakisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat