Marrëveshja me GIZ-in parasheh 2 milonë ndihmë për administratën publike

Kosova

Marrëveshja me GIZ-in parasheh 2 milonë ndihmë për administratën publike

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:50

Marrëveshjen në emër të MAP-it e nënshkroi zëvendësministri Hajredin Hyseni, kurse për GIZ-in Malte Kirchner

Ministria e Administratës Publike dhe GIZ-i nënshkruan një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e administratës publike. Objektiv i këtij Memorandumi është forcimi i kapaciteteve në Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe në Institutin Gjyqësor të Kosovës për mbështetjen e administratës në tërë Kosovën.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje , Qeveria e Republikës së Gjermanisë do t’i ofrojë GIZ-it 2.OOO.OOO euro për realizimin e projekteve për IKAP-in dhe KGJK-në dhe sigurimin e ekspertëve për fushën e administratës publike në vendin tonë, që do të jetë një ndihmë e madhe për përparimin e kësaj fushe.
Memorandumin në emër të MAP-it e nënshkroi zëvendësministri Hajredin Hyseni, kurse për GIZ-in Malte Kirchner./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat