Nait Hasani: Gjykata nuk dënon asnjë krim të serbëve

Kosova

Nait Hasani: Gjykata nuk dënon asnjë krim të serbëve

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 13:41

​Deputeti i PDK-së Nait Hasani i cili është kundër themelimit të Gjykatës Speciale e cila dënon krimet e luftës të supozuara nga UÇK-ja.

Ai duke folur ka prezantuar disa fotografi të të vrarëve në masakrat e ndryshme nëpër Kosovë për të cilat krime Hasani tha se Gjykata Speciale nuk do t’i dënojë asnjë.

Hasani tha se gjykata nuk do i dënon krimet e kryera në Krushë të Madhe dhe të Vogël, në Abri e anekënd Kosovës.

Kjo Gjykatë sipas Hasanit është gjykatë selektive, etnike dhe raciste. Këso gjykatash sipas tij ka vetëm në Afrikë dhe Kil ku të bardhtë kanë të drejta ndaj të zinjve.

Hasani tha se Gjykata është kundër UÇK-së , për të amnistuar krimet e Serbisë.

“Kjo Gjykatë nuk dënon asnjë serb që kanë kryer krime në Kosovë”, tha Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat