Nait Hasani dhe Rafet Rama i bashkohen opozitës, nënshkruajnë për rezolutën

Kosova

Nait Hasani dhe Rafet Rama i bashkohen opozitës, nënshkruajnë për rezolutën

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 13:01

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj – Bujupi ka nisur të mbledh nënshkrimet për kthimin si pikë e rendit të ditës rezolutën për krimet e serbëve në Kosovë.

I pari që ka nënshkruar këtë rezolutë është deputeti i PDK-së Nait Hasani, e pas tij edhe deputeti tjetër nga kjo parti Rafet Rama.

Opozitës i duhen rreth 40 nënshkrime për të rikthyer këtë çështje edhe njëherë në votim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat