​Edhe Raif Qela nga PDK-ja nuk e voton Specialen

Kosova

​Edhe Raif Qela nga PDK-ja nuk e voton Specialen

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 12:25

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Raif Qela, po bëhet i pesti nga radhët e kësaj partie që do të votojnë kundër ndryshimeve të amendamenteve kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Për KosovaPress, se do votojë kundër e tha edhe vetë deputeti Qela.

I njëjti deputet ka votuar kundër edhe në procedimin e parë me 26 qershor.

Qela iu ka bashkuar deputetëve të tjerë Nait Hasanit, Ganimete Musliut, Flora Brovinës dhe Fadil Demakut të cilët deri më tani nuk kanë ndryshuar mendimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat