Ja momenti kur veteranët gjuajtën Thaçin (Foto)

Kosova

Ja momenti kur veteranët gjuajtën Thaçin (Foto)

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 12:10

(E plotësuar) Veteranët po vazhdojnë protestën e tyre para Qeverisë së Kosovës, ku po kërkojnë përfundimin e listave të veteranëve dhe mos votimin e Gjykatës Speciale. Ata kanë gjuajtën me shishe zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ishte duke shkuar në Qeveri.

“Hajn, hajn”, kanë brohoritur ata në drejtim të tij.

Protestuesit nxehen, kërkojnë benzinë për me kallë diçka

Disa nga pjesëmarrësit në protestën që po mbahet para Qeverisë së Kosovës po nxisin të tjerët të shkaktojnë trazira.

Njëri nga ta u ka thënë tjerëve që të shkojnë të marrin benzinë në mënyrë që ta kallin Qeverinë.

Veteranët e gjuajnë Hashim Thaçin me shishe, e quajnë hajn

Veteranët e gjuajtën me shishe zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ishte duke shkuar në Qeveri.

“Hajn, hajn”, kanë brohoritur ata në drejtim të tij.

Veteranët e Kaçanikut në nisje për në Prishtinë janë ndalur nga Policia

Enver Thaçi nga Kaçaniku ka treguar se veteranë të luftës nga kjo komuna janë nisur me autobus për në Prishtinë për t’iu bashkuar protestuesve që janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” por që rrugës janë penguar nga Policia.

Veteranët nisin protestën

Mbi 50 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë grumbulluar para Teatrit Kombëtar, në protestën e paralajmëruar me kërkesën për “përfundimin e listave të veteranëve” dhe çështjen e Speciales, për të cilën Kuvendi në këto moment po diskuton.

Organizatorët paralajmërojnë se protesta me gjasë nuk do të zgjasë vetëm një orë, por aty do të jenë deri në një vendim tjetër. Deri tani ata nuk kanë paralajmëruar ndonjë aktivitet protestues, përveç që do të qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë, duke besuar se kërkesat e tyre do të gjejnë zgjidhje.

Kujtojmë se arsye për protestën e sotme të veteranëve, janë vonesat e, siç thonë organizatorët, “të pakuptimta të listave përfundimtare që po bëhen nga komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të luftës”.

Gjithashtu, sipas tyre arsye tjetër për protestë është edhe kërkesa për zbatimin e ligjit për veteranët e luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat