Limaj: Të mos shkelet Kushtetuta nga Kuvendi

Kosova

Limaj: Të mos shkelet Kushtetuta nga Kuvendi

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 10:46

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të respektohen procedurat dhe të mos bëhet shkelje e kushtetues me amandamentim të speciles.

Ai ka thënë se amendamenti për ndryshimin e Kushtetutës do të duhej të shkonte përsëri në Gjykatën Kushtetuese, pasi kështu parasheh Kushtetuta.

“Kur Parlamenti i ka thënë jo atyre ndryshimeve, procesi është kthyer në zero. Ka qenë obligim kushtetuese të ndiqen edhe një herë procedurat e njëjta. Ju ftoj që të paktën formalisht ti respektoni proceduart dhe pastaj të hapet ajo tema a ka dashur të vije kështu, Ne kështu po shkelim rregullore dhe kushtetuta dhe po e bini këtë Parlament në situatë të rëndë”, ka thënë Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat