PDK përfundon takimin, deputetët bashkë me Thaçin nisen për seancë

Kosova

PDK përfundon takimin, deputetët bashkë me Thaçin nisen për seancë

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 08:25

​(E plotësuar) PDK përfundoj takimin e grupit parlamentarë dhe deputetët bashkë me Thaçin u nisen për në seancë. Së shpejti pritet të fillojë seanca ku do të shqyrtohet dhe votohet për amendamentin kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

PDK së shpejti fillon takimin

Derisa Kadri Veseli ende nuk ka arritur, deputeti Nait Hasni, është parë disa herë duke hyre dhe dal. Aty ka arritur edhe Xhavit Haliti.

Ndërkohë, në Kuvend ka arritur edhe kryeministri Isa Mustafa.

PDK mblidhet edhe njëherë sot para Speciales

Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet edhe njëherë sot para seancës së Kuvendit.

Burimet thonë se deputetët e PDK-së do të mblidhen sot në orën 09:30.

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet dhe votohet për amendamentin kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat