​Rriten shpenzimet në Komunën e Podujevës

Kosova

​Rriten shpenzimet në Komunën e Podujevës

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 07:49

Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Podujevës, Isuf Latifi ka deklaruar se shpenzimet e buxhetit për 6 muaj të këtij viti kanë arritur shumën prej 7,126,403 euro.

Ai duke paraqitur raportin financiar të Komunës së Podujevës për periudhën janar - qershor 2015,ka thënë se për paga janë shpenzuar 5,579,006 euro , për mallra dhe shërbime 424,524 euro, shpenzimet komunale 155,286 euro, subvencione 268,778 euro dhe investime kapitale 698,809 euro.

“Këto shpenzime janë në kuadër të planifikimit për këtë periudhë. Nëse e bëjmënjë krahasim të shpenzimeve të kësaj periudhe me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, vërejmë se kemi rritje tëshpenzimeve për 1.34%”, tha drejtori Latifi.

Megjithatë, në fund, kuvendi me shumicë votash ka miratuar Raportin Financiar të Komunës së Podujevës për periudhën janar-qershor 2015.

Gjithashtu, është miratuar vendimi për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat