Veteranët përsëri protestojnë sot

Kosova

Veteranët përsëri protestojnë sot

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 07:17

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të hënën sërish do të dalin në protestë. Këtë e ka paralajmëruar nëpërmjet Facebook-ut kryetari i Këshillit për Mbrojtën dhe të Drejtat e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi.

Qeriqi ka shkruar se arsye për protestë është vonesat e siç ka shkruar ai “të pakuptimta të listave përfundimtare që po bëhen nga komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të luftës”.

Gjithashtu, sipas Qeriqit arsye tjetër për protestë është edhe kërkesa për zbatimin e ligjit për veteranët e luftës.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në orën 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat