Merr fund saga, Kuvendi i Kosovës voton mes debatesh ngritjen e Speciales

Kosova

Merr fund saga, Kuvendi i Kosovës voton mes debatesh ngritjen e Speciales

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 07:08

(E plotësuar) Për Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe zyrën e Prokurorit të Specializuar votuan 66 deputetë, 3 ishin kundër dhe një abstenoi.

Projektligjin për ndihmë juridike dhe financiare për të akuzuarit potencialë nga Gjykata Speciale e votuan 62 deputetë, 8 ishin kundër dhe dy abstenuan. Kundër këtij ligji votuan deputetët e Listës Serbe, të cilët e kundërshtuan atë edhe gjatë leximit të parë. Për të dy projektligjet gjatë shqyrtimit të dytë nuk u zhvillua debat.

Deputetët, gjithashtu pa debat, përkrahën me shumicë votash edhe emërimin e dy anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit Rregullativ për Prokurim publik. Për këto propozime votuan 66 deputetë, me një votë kundër dhe një abstenim.

Në seancën e jashtëzakonshme që filloi pas orës 23:30, si dhe në atë të parën, nuk morën pjesë deputetët nga opozita, por vetëm ata të pozitës. Opozita e bojkotoi këtë seanc ë pas votimit të ndryshimeve të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Me këtë përfundoi sesioni pranveror i seancave të Kuvendit dhe deputetët morën pushimin veror, deri në fillimin e sesionit vjeshtor.

***

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në parim Projektligjin për ndihmë juridike dhe financiare për të akuzuarit potencialë nga Gjykata Speciale.

Votën për e kanë dhënë 61 deputetë, 10 kundër dhe katër kanë abstenuar.

Kundër këtij projektligji kanë votuar deputetët e Listës Serbe.

Ndryshe séance e jashtëzakonshme është mbajtur pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët e kanë bojkotuar pas votimit të ndryshimeve të amendamenteve kushtetuese që i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Miratohet Projektligji për Dhomat e Specializuara

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ky projektligj mori 73 vota ndërsa një kundër.

Në seancën e jashtëzakonshme që ka filluar pas orës 21 nuk po marrin pjesë deputetët nga opozita vetëm ata të pozitës.

Seanca fillon, shqyrtohen projektligjet për Dhomat e Specializuara dhe ndihmë juridike

Në këto momente ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të shqyrtohen dy projektligjet me procedurë të përshpejtuar.

Në seancë nuk po marrin pjesë deputetët e opozitës ndërsa shefat e grupeve parlamentare të LDK-së, PDK-së, Lista Serbe mbështesin që të shmangen nga rregullorja e Kuvendit.

Në seancë po marrin pjesë gjithsej 73 deputë të Kuvendit të Kosovës. /KosovaPress/

Opozita nuk shkon në seancën e mbrëmjes

Edhe pse tashmë është gati çdo gjë për të rifilluar me seancën, asnjë nga deputetët e opozitës nuk është i pranishëm.

Përveç tyre në sallë nuk po shihen as një numër i madh i pozitës. Të pranishëm në sallë janë rreth 20 deputetë e ministra. Aty shihet kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ministri Arsim Bajrami etj.

Mësohet se administrata tashmë ka shpërndarë materialin dhe pritet që të votohen projektligjet të miratuara më herët nga Qeveria e Kosovës.

Dy projektligje ajo për Dhoma të Specializuara dhe ai për ndihmë juridike për të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata speciale janë miratuar në Qeveri pasi Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Seanca ku pritet që të diskutohen dy projektligjet për dhomat e specializuara dhe projektligji për ndihmë juridike të akuzuarve që do të gjykohen nga Gjykata Speciale pritet të fillojnë në orën 21.

Kjo është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit e cila është mbajtur pas miratimit të dy projektligjeve nga ana e Qeverisë.

Miratimi i Projektligjeve erdhi pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Kosovës që i hapin rrugë Gjykatës Speciale.

Pro gjykatës kanë votuar 82 deputetë, 5 kanë votuar kundër ndërsa një ka abstenuar.

Ja kush janë deputetët e PDK-së që e kaluan Specialen(Dokument)

Xhevahire Izmaku, Fadil Beka dhe Nezir Çoçaj nga PDK-ja kanë ndryshuar mendjen kësaj radhe. Ata ndryshe nga seanca e 26 qershorit që votuan kundër ndryshimeve kushtetuese kësaj radhe i thanë PO themelimit të Gjykatës Speciale.

Izmaku, Beka dhe Çoçaj kanë votuar për ndërsa kundër kanë votuar Raif Qela, Flora Brovina, Nait Hasani, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku. Ndërkaq ka abstenuar Rafet Rama.

Ja si votuan deputetët e Kuvendit:

1,Kadri Veseli PDK,PDK,Yes

2,Enver Hoxhaj PDK,PDK,Yes

3,Elmi Reçica PDK,PDK,Yes

4,Rafet Rama PDK,PDK,Abstain

5,Raif Qela PDK,PDK,No

6,Agim Aliu PDK,PDK,Yes

7,Fadil Beka PDK,PDK,Yes

8,Labinotë Demi-Murtezi PDK,PDK,Yes

9,Sala Berisha-Shala PDK,PDK,Yes

10,Bekim Haxhiu PDK,PDK,Yes

11,Xhavit Haliti PDK,PDK,Yes

12,Ramiz Kelmendi PDK,PDK,Yes

13,Latif Gashi PDK,PDK,Yes

14,Adem Grabovci PDK,PDK,Yes

15,Azem Syla PDK,PDK,Yes

16,Zenun Pajaziti PDK,PDK,Yes

17,Agim Çeku PDK,PDK,Yes

18,Naim Fetahu PDK,PDK,Yes

20,Besim Beqaj PDK,PDK,Yes

21,Nezir Çoçaj PDK,PDK,Yes

22,Gëzim Kelmendi Pa Gr,Pa Gr,Yes

23,Rrustem Mustafa PDK,PDK,Yes

24,Mexhide Mjaku-Topalli PDK,PDK,Yes

25,Flora Brovina PDK,PDK,No

26,Blerta Deliu-Kodra PDK,PDK,Yes

27,Selvije Halimi PDK,PDK,Yes

28,Margarita Kadriu-Ukelli Pa Gr,Pa Gr,Yes

29,Xhevahire Izmaku PDK,PDK,Yes

30,Luljeta Veselaj-Gutaj PDK,PDK,Yes

31,Safete Hadërgjonaj PDK,PDK,Yes

32,Ganimete Musliu PDK,PDK,No

33,Nait Hasani PDK,PDK,No

34,Shaip Muja Pa Gr,Pa Gr,Yes

35,Fadil Demaku PDK,PDK,No

36,Hajdar Beqa PDK,PDK,Yes

37,Salihe Mustafa PDK,PDK,Yes

38,Vjosa Osmani LDK,LDK,Yes

39,Teuta Rugova LDK,LDK,Yes

40,Anton Çuni LDK,LDK,Yes

41,Ismet Beqiri LDK,LDK,Yes

42,Nuredin Ibishi LDK,LDK,Yes

43,Arben Gashi LDK,LDK,Yes

44,Sabri Hamiti LDK,LDK,Yes

45,Armend Zemaj LDK,LDK,Yes

46,Njomza Emini LDK,LDK,Yes

47,Naser Osmani LDK,LDK,Yes

48,Lirije Kajtazi LDK,LDK,Yes

49,Hatim Baxhaku LDK,LDK,Yes

50,Shpejtim Bulliqi LDK,LDK,Yes

51,Muhamet Mustafa LDK,LDK,Yes

52,Fatmir Rexhepi LDK,LDK,Yes

53,Sadri Ferati LDK,LDK,Yes

54,Ali Sadriu LDK,LDK,Yes

55,Adem Salihaj LDK,LDK,Yes

56,Blerim Grainca LDK,LDK,Yes

57,Agim Ademaj LDK,LDK,Yes

58,Salih Morina LDK,LDK,Yes

59,Alma Lama LDK,LDK,Yes

60,Besa Gaxherri LDK,LDK,Yes

61,Teuta Sahatqija LDK,LDK,Yes

62,Doruntinë Maloku LDK,LDK,Yes

63,Veton Berisha LDK,LDK,Yes

64,Etem Arifi LDK,LDK,Yes

65,Murat Hoxha LDK,LDK,Yes

66,Agim Kikaj LDK,LDK,Yes

67,Bardhyl Meta LDK,LDK,Yes

68,Milazim Haliti LDK,LDK,Yes

69,Synavere Rysha LDK,LDK,Yes

91,Blerim Shala Pa Gr,Pa Gr,Yes

96,Melihate Tërmkolli LDK,LDK,Yes

97,Milena Milicevic SL,SL,Yes

98,Bojan Mitic SL,SL,Yes

99,Serdjan Popovic SL,SL,Yes

100,Slavko Simic SL,SL,Yes

101,Slobodan Petrovic SL,SL,Yes

102,Sasa Milosavljevic SL,SL,Yes

103,Milka Vuletic SL,SL,Yes

104,Jasmina Zivkovic SL,SL,Yes

105,Jelena Bontic SL,SL,Yes

106,Adem Hodza SL,SL,Yes

113,Mufera Serbica-Sinik 6+,6+,Yes

114,Duda Balje 6+,6+,Yes

115,Danush Ademi 6+,6+,Yes

116,Kujtim Paçaku 6+,6+,Yes

117,Fikrim Damka 6+,6+,Yes

118,Cerim Bajrami 6+,6+,Yes

119,Nenad Rasic Pa Gr,Pa Gr,Yes

120,Emilija Redzepi PDK,PDK,Yes

Miratohet Gjykata Speciale me 82 vota pro dhe 5 kundër

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro ndryshimit të amandamentit kushtetues, që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin vota 82 pro, 5 kundër dhe 1 abstenime, që kësaj radhe i hapen rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales.


Ndërkohë, gjatë ditës opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenoi sovranitetin e vendit. Por, ndryshe mendonin Qeveria dhe pozita, të cilët e quajtën të padrejtë, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Veseli – ndërkombëtarëve: Nëse dështojmë ne do të dështoni edhe ju

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli i është drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë duke ju lutur ta respektojnë shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ka 5 vite që qytetarët janë të izoluar padrejtësisht. Thuajse Kosova është çerdhe e krimit të organizuar. Nëse dështon Kosova atëherë do të dështoni edhe ju”, ka thënë Veseli.

Fisi i reagon Thaçit: Tash a me thanë që baba yt ka vjedhë pula

Deputeti i Vetëvendosjes Fisnik Ismajli ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi i cili i tha që të tregojë se si e ka mik shtëpie Sllobodan Millosheviqin

Ismajli i tha Thaçit se di pse po kapet me baballarë ndërkohë që i ka thënë se babai i tij ka vjedhur pula.

Ismajli tha se Thaçi e ka mik Ivica Daçiqin ndërsa i ka sjellë shumë të këqija këtij vendi.

Kurti-Thaçit: N’shpi tone skifter e në kojshi pulë

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur zv.kryeministrit Hashim Thaçi duke e quajtur skifter e pulë.

“Para medieve lokale po bëhesh skifter e në mediat e huaja pulë”, i ka thënë Kurti- Thaçit, duke aluduar në intervistën që kishte dhënë Thaçi për Euronews ku pati thënë që nuk kamë qenë në fronte të luftës.

Ramushi-Thacit: Faleminderit që ma shtrove tepihun e kuq, por unë s’do ta bëj për ty, atë do ta bëj kryeministri Mustafa

Deputeti Ramush Haradinaj dhe lideri i AAK-së ka falënderuar Hashim Thaçin që ia ka shtruar tepihun e kuq, por një gjë të tillë ka thënë se nuk ka dashur të bëjë të njëjtën për të.

Por Haradinaj ka thënë se atë tepih Thaçit dhe shokëve të tij do t'ia shtrojë kryeministri Isa Mustafa./

Thaçi – Fisnik Ismailit: Ju e kishit mik shtëpie Millosheviqin

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, pati punë sot me deputetin Fisnik Ismaili. Ai, madje i tha Ismailit që mik i shtëpisë së tij ka qenë Sllobodan Millosheviqi.

“Qysh ke e mundur që Milliosheviqi ka qenë mik i shtëpisë tënde dhe Rrahman Morinës”, i tha Thaçi Fisnik Ismailit.

Thaçi: Ja ofruam armën Albinit, por e refuzoi në luftë

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi teksa fliste përsëri për retrospektivën e UÇK-së tha se nuk kanë pasur arsenal armësh sikurse kanë pasur kundërshtarët serbë, por dha një detaj tjetër.

“Ne ja ofruam një armë edhe ty, Albin por ti e refuzove. Një na kishte tepruar për ty”, tha Thaçi duke zbuluar diçka që nuk ishte ditur deri sot .

Ilir Deda i bie në shenjë: Të na vie turp të gjithëve për sot

Ilir Deda me një fjalim të mirfilltë parlamentar, dha kritika drejt pozitës dhe opozitës për fjalime koti në Kuvend.

Deda tha se të gjitha fjalimet ishin pa argumente dhe se sot ka qenë humbje kohe sepse kështu asnjëherë nuk është folur për pensione ose për ekonomi por sot flasin me popullizëm e për këtë të na vie turp.

Ai tha se LDK-ja është munduar që edhe më herët gjithmonë ka bërë konsensus dhe kjo ka qenë kulturë e tyre, por tashmë ajo nuk është tek LDK-ja sepse prej kur ka ardhur PDK-ja në pushtet.

Flora Brovina e riprocedon në Kuvend rezolutën kundër gjenocidit serb

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina i ka dorëzuar 40 nënshkrimet e mbledhura për tu riproceduar në Kuvend rezoluta kundër gjenocidit serb të kryer gjatë luftës në Kosovë.

Kjo rezolutë, fillimisht, u hodh në votimin në fillim të seancës së të hënës, por nuk morri votat e mjaftueshme të deputetëve për të herë në rend të ditës.

Seanca vazhdoj me diskutimet për amendamentet kushtuese për krijimin e Gjykatës Speciale të cilat pritet për pak minuta të hynë në votim.

Specialja votohet në ora 17.30

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar punimet në të cilat po diskutohet rreth Gjykatës Speciale.

Përderisa deputetët, disa po shprehin qëndrimet pro dhe disa të tjerë kundër, votën e tyre do të mund ta japin në votimin, i cili sipas kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli do të mbahet në ora 17.30.

​Fisi- Latif Gashit: Më mirë dal cullak në shesh se me dalë me pi kafe me një kriminel

Deputeti i PDK-së Latif Gashi e ka ftuar Fisnik Ismajlin që ta marrë babain e tij për kafe, por deputeti ka thënë se më mirë del cullak nëpër shesh të Prishtinës sesa me dalë kafe me të.

“Nuk dal me pi kafe me një njeri si ti me një kriminel”, tha Ismajli.

Gashi i ka thënë se me qenë djali i një babe të tillë nuk isha dalë me folë asnjëherë.

Leka mbështetë Latën: I është gjetur armë Muharrem Ismajlit

Njëri nga eprorët e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit Nuredin Ibishi konfirmon se gjatë luftës është ndaluar një veturë në të cilën ishte Muharrem Ismajli, babai i deputetit Fisnik Ismajli.

Komandant Leka konfirmoi se në veturën në të cilën gjendej Muharrem Ismajli në fshatin Majac të Podujevës janë gjetur armë.

Musliu-Vetëvendosjes: Ju e shpikët bunarin e Likovcit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka fajësuar Lëvizjes Vetëvendosje që të kenë kujdes sepse janë pikërisht ata që kanë shpikur bunarin e Likovcit, të cilin qytetarët e asaj pjese nuk e dinë.

Ajo ka thënë se është një e padrejtë e madhe se ju luani me emocionet e qytetarëve të Kosovës
Kurse, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se Kosova nëse ka hequr të “zitë e ullirit”, është prej politikanëve matrapaz të krimeve të paqes.

“Duhet të iu vi turp çfarë dëmi ia kanë bërë Kosovës, e kurrë asnjë proces serioz nuk është bërë ndaj tyre, ndërkohë sot këtu po shtyhen”, ka thënë ai.

Haradinaj kërkon që t’i thonë Jo Speciales

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se edhe nëse nuk votohet Gjykata sot nuk bëhet më keq Kosova.

Haradinaj ka kërkuar nga deputetët që i kanë thënë Jo Gjykatës që përsëri të votojnë Jo.

Ai tha se deputetët e tij nuk do të votojnë fare

Latif Gashi: Baba i Fisit ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë

Deputeti i PDK-së Latif Gashi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Fisnik ismajlit I cili e ka akuzuar se ka kryer krime. Gashi tha se ai është I pari që është vë në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare por pasi që iu përmend emir dëshiron të sqarojë se babai I tij bashkëpunonte me qeverinë serbe.
Sipas Gashit, Muharrem Ismajli ka qenë bashkëpunotër I serbëve. Ai sqaroi se Muharrem Ismajli është ndaluar nga njësitë e UÇK-së gjatë luftës derisa po shkonte për Serbi por që ishte liruar nga UCK-ja

Në këtë ka reaguar menjëherë deputeti Fisnik Ismaili i cili i tha Latif Gashit të paguajë për çdo dhunim që ka bërë gjatë luftës. “Unë s’kam dëshmi siç nuk s’ka dëshmi Lata për mua”, ka thënë ai.
Këtu ka reaguar Kadri Veseli, duke i thënë Ismailit se është manipulues i rëndë sepse nuk po flet me fakte.

Veseli-Ismailit: Skenderbe sjellu më mirë

​Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar ndaj fjalimit të deputetit të Vetvendosjes, Fisnik Ismaili, duke i thënë “Skenderbe mos iu drejto kurrë deputetëve ashtu”.

“Ti Skenderbe sjellu më mirë, deputetëve mos iu drejto kurrë më ashtu, mos u paraqit si Skenderbe se të njohim shumë mirë. Nëse ke diçka me deputet dil jashtë nëse je burrë.. pse cilin krim e ka bërë Latif Gashi”, ka thënë Veseli./Kosovapress/

​Fisi akuza të rënda ndaj Veselit, Thacit dhe Latif Gashit: Keni ba krime

Deputeti i Vetëvendosjes Fisnik Ismajli ka shkaktuar nervozë në Kuvendin e Kosovës derisa ka folur për krimet e disa njerëzve të SHIK-ut dhe të PDK-së e që sipas tij kanë bërë krime.

Ky fjalim i tij ka shkaktuar reagim nga salla e që si duket ishte ai i Latif Gashit ku Fisi i drejtohet:

“Hë Latë miza mas veshi se bash për ty e pata se për ty thuhet që ke ba krime”.

“Nëse dikush e ka fëlliqë luftën janë Kadria dhe Hashimi dhe do baraba të SHIK-ut që e kanë fëlliqur me mbishkrimet “UÇK mos e prek”!.

“Ju jeni thirrë në vlerat e luftës sa herë keni ba dallavere e sa herë keni vjedhë. Pikërisht juve që jeni grup i vogël por i rrezikshëm dhe i paskrupullt s’iu ka ngucë as UNMIK as EULEX as Gjykata speciale . Ismajli tha se për ta pastruar luftën e UÇK-së nuk duhet Gjykatë Speciale, por sipas tij duhet burg për ata që e fëlliqën prej çlirimit.

“Ndonëse jo me miliona në xhepa por me faqe të bardhë.

Kurti “renon” me fjalë LDK-në, “kcen” Beqiri

Deputeti Albin Kurti në një fjalim të gjatë ka dhënë arsyet e vet pse nuk duhet të votohet Gjykata Speciale.

Me një rast ai ka përmendur edhe heroin Zahir Pajaziti i cili sipas tij e ka ekzekutuar bashkëpunëtorin e Serbisë Ejup Bajogra e qe sipas tij nëse kjo është krim atëherë duhet të zhvlerësohet shtetësia e Kosovës.

Kurti po ashtu ka thënë se ka respekt për LDK-në e vitit 1990-1991 por edhe jo për të bëmat më vonë.

Por ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri i cili i ka thënë Kurtit se nuk ka të drejtë të vlerësojë për LDK-në.

“Më takon një përgjegjësi e imja që ju nuk keni të drejtë të bëni këso vlerësime ato i bëjnë qytetarët me votë. Ne e dimë qëndrimin përbuzës ndaj atij që ka bërë shumë e kam fjalën për presidentin Rugova dhe mos na moralizoni këtu”, i ka thënë Beqiri, Kurtit.

Daut Haradinaj prekë në “plagët” e deputetëve nga PDK-ja

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ua ka rikujtuar kolegëve të tyre nga PDK, sidomos ata që shquhen për kontribut kombëtar për lirinë e Kosovës.

Haradinaj ia ka rikujtuar Agim Çekut rvrasjen e babait të tij nga serbët.

“Nëse voton gjykatën çka ka me i thanë Agim Çeku sot Qyshkut të tij”, tha Haradinaj.

Ndërsa deputetit Rafet Rama ia ka rikujtuar plagët e trupit që ka marrë në një aksion ku edhe u vra dëshmori Luan Haradinaj.

Haradinaj pati një mesazh edhe për deputeten Blerta Deliu Kodra që ta ruajë mbiemrin pasi që sipas tij ai mbiemër ka domethënie të madhe për luftën për liri.

Daut Haradinaj nuk ka harruar t’ia përmend Flora Brovinës edhe momentin kur është liruar nga burgu se si janë gëzuar shtatë milionë shqiptarë.

Po ashtu Haradinaj ka përmendur edhe deputeten Xhevahire Izmaku e cila shpesh ka dëshmuar dhe treguar për masakrat që janë kryer nga rajoni që vjen, ndonëse sipas tij vajza e tij sot nuk ka bërë thirrje që mos të votojë Specialen.

Po ashtu Daut Haradinaj nuk ka lënë anash as kolegët e tij deputetë të cilët janë dënuar për krime lufte.

Ai u ka rikujtuar dy bashkëluftëtarëve të tij nga Llapi Rrustem Mustafës dhe Latif Gashit procesin e tyre gjyqësor që po zgjatë më shumë se një dekadë.

Deputetët shkojnë në pushim, pasdite votojnë Specialen

Deputetët e Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në ora 14:30, për t’u kthyer në seancën e Kuvendit, ku pas debatit pritet të votohet për Gjykatën Speciale.

Shumica e seancës, deri tash kaloi me reagimet e opozitës, kundër Speciales. Ndërkohë, ishin të paktë deputetët e pozitës dhe kabineti qeveritar që diskutuan për specialen.

Kryeministri Isa Mustafa arsyetoi riprocedimin e amandamentit të Kuvend. Ndërkohë, në shumicën e kohës mungonin deputetët e PDK-së dhe ministrat e Qeverisë.

Kurse, pasdite pritet të votohet për Speciale. Pastaj, sic paralajmëroi Mustafa, pritet të mbahet një mbledhje urgjente e Qeverisë së Kosovës, ku do të procedohen për në Kuvend, projektligji për Dhomat e specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar, si dhe Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara.

Ai tha se Qeveria do të kërkoi sot seancë të jashtëzakonshme për t’i miratuar këto projektligje.



Kryeministri i Kosovës ka thënë se Kosova duhet të tregohet e gatshme për votimin e Gjtykatës Speciale edhe pse burim i krimeve në vend ishte Serbia.

“Kosova demonstron gatishmërinë që të përballet me drejtësinë edhe pse burimi i krimeve dhe dhunës në Kosovë ishte Serbia.

Ne kemi pasur adresime dhe porosi të qarta nga të gjitha vendet mike se Qeveria dhe Kuvendi duhet ta marrin përgjegjësinë që ta themelojnë këtë gjykatë.

Gjatë riprocedimit jemi bazuar edhe në opinionin e Gjykatës Kushtetuese e cila në aktgjykimin e saj e ka deklaruar të pranueshme kërkesën e kryetarit të Kuvendit duke deklaruar se amendamenti 24 nuk e cenon të drejtën e njeriut”, tha Mustafa.

Sipas tij, Qeveria do të kërkojë që sot të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në mënyrë që të votohen dy projektligjet për Gjykatën Speciale.

Mustafa tha se zbardha e së vërtetës për disa dyshime të gjatë luftës dhe pasluftës është një sfidë që duhet zbardhur.

Ai tha se Kosova duhet të tregon që është e përgjegjshme të përmbush obligimet që ka marr.

“Riprocedimi ruan sovranitetin e Kosovës. Për neve do të jetë e dëmshme që për këtë çështje të vendoset në bazë të rezolutës 1244 “, ka thënë Mustafa.

Ai tha se do të kishte qenë shumë mirë që ky proces të zhvillohet në Kosovë por për fat të keq dështimet në sistemin e drejtësisë kanë humbur besimin e ndërkombëtarëve që ky proces të zhvillohet në Kosovë.

Kryeministri i vendit, të Kosovës, Isa Mustafa duke folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se kanë vendosur të riprocedojnë në Kuvend amendamentin e 24 që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Ai tha se me këtë nuk ka asnjë pengesë Kushtetuese.

“Zbardhja e së vërtetës për krimet e supozuara para lufte dhe për disa pas lufte është e nevojshme”, tha Mustafa.

Berisha-deputetëve: Mos votoni pro për shkak të presioneve

Deputeti i Nisma-s për Kosovën, Zafir Berisha tha se formimi një Gjykate Speciale është një atom në demokraci dhe në shtetin ligjor por edhe në objektivat integruese.

Ai ka pyetur ndërkombëtarët se a do ta votonin një gjykatë të tillë në vendin e tyre. Berisha ta se janë vet ndërkombëtarët janë ata që kanë dështuar në sistemin e drejtësisë në Kosovë për shkak se janë lidhur me mafinë në Kosovë.

“Çka kanë ndryshu amandamentet që po ndryshojnë bindjen e disa deputetëve për të votuar pro. Mos bini pre e presioneve sepse duhet të keni edhe karakter të deputetit”, ka thënë ai.

​Haxhiu: Gjykata Speciale ka nisë me ndihmë të atyre që duan eliminimin e figurave të UÇK-së

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka thënë se Gjykata Speciale është një padrejtësi e madhe port ë bindur

Krijimin e kësaj gjykate Haxhiu e ka quajtur vendim politik por që hapë rrugë pastrimit të asaj që po dyshohet dhe ruajtjes së partneritetit me SHBA dhe vendet mike ndërkombëtare.

Po ashtu Haxhiu ka thënë se krijimi I kësaj gjykate do të thotë eliminimi I liderëve politikë të UCK-së.

Bekim Haxhiu po ashtu ka kritikuar mos votimin e rezoluës së propozuar e që sipas tij është e nevojshme që të aprovohohet pasi që do të themelonte një gjykatë për krime lufte për masakrat e kryera, si ajo e Izbicës, Recakut, Studimes, etj.

Haxhiu ka thënë se Gjykata nuk ka ardhë pa ndihmën e njerëzve brenda Kosovës të cilët duan eliminimin e kundërshtarëve të UCK-së.

Bajrami – Deputetëve: Mos i dënoni trimat e UÇK-së

Deputetja e Nismës Valdete Bajrami, ka kërkuar nga kolegët e saj deputet që të mos ngrenë dorën për votim për ndryshimin e amendamenteve Kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ajo, tha se me krijimin e kësaj Gjykate po shkelet gjaku i dëshmorëve që luftuan gjatë luftës së fundit të vitit 1999.

Bajrami pyeti deputetët se si ishin në gjendje që të mos votojnë mocionin për dënimin e krimeve të luftës, e t’i japin dritën e gjelbër krijimit të një Gjykate e cila sipas saj dënojnë ata që i sjellën lirinë këtij vendi.

“Dua tua rikujtoj të gjithë juve që do ngrini dorën se Serbia e cila po luan rolin e viktimës vrau 12 mijë qytetarë që ishin të paarmatosur. Sot po votohet që të dënohen ushtarët tanë që na sollën lirinë. Sot po kërkohet nga ju deputet që të dënoni luftën çlirimtare, luftën e lavdishme të UÇK-së. Sot për kërkohet gjykatë për viktimat e jo agresorin”, tha Bajrami.

​Grabovci krenar me të kaluarën, Konjufca i thotë se është për dënimin e UÇK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci iu ka kundërpërgjigjur deputetit Glauk Konjufca duke treguar për vuajtjet e tij gjatë burgimit në vitet e tetëdhjeta.

Grabovci me krenari ka thënë se ka qenë njëri themeluesit e UÇK-së dhe se ai bashkë me kolegët e tij nuk e kanë marrë këtë vendim krye në vete.

“Ne jemi të vetëdijshëm se do të ndodhë një e keqe por do të ndërpritet një e keqe e madhe nëse votojmë”, ka thënë Grabovci.

Grabovci tha se e ka ditur se Kosova ka nevojë për miq sepse e vetme nuk ka mundur të fitojë e vetme dhe se sipas tij me këta miq do të ketë një proces të drejtë.

Po ashtu ai tha se nuk kanë frikë nga asnjë gjykatë dhe se janë të vetmit ata që që iu takon ta bëjnë këtë.

Në anën tjetër Konjufca ka thënë se ka respekt për kontributin e të kaluarës së Grabovcit por një gjë se kupton pse është për formimin e Gjykatës speciale ndërsa është kundër rezolutës.

Haradinaj: Po e kthejmë vetën në eksperiment

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka theksuar se të pyetej para disa kohësh se a mund t’i ndodhë Kosovës ajo se çfarë po i ndodh tash, nuk do ta kishte besuar.

“Kam besuar shumë që në Qeverinë aktuale ka njerëz që e kuptojnë për çka po bëhet fjalë, dhe nuk do të bien në grackën e llogarive të imta. Duhet të mendojmë që mos të i bëjmë dëm brezave pas nesh. Kam besuar që edhe në PDK, e cila vazhdon të thirret në vlerat e Adem Jasharit, Luanit e Zahirit, ka burra që dinë të thonë jo. Po më vjen keq që po e shoh njëfarë qyqarllëku. Nuk di se çfarë do të thoni pas disa viteve”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha “nuk kemi qenë të tillë si po duan të na paraqesin”, duke shtuar se “nuk kemi qenë monstrum, por kemi qenë viktimë”.

“Për të analizuar pse jemi këtu, duhet një analizë e thellë. Unë ju lus edhe njëherë dhe kjo s’ka të bëjë me parti apo me interesa, as me votë, por ka të bëjë me atë se si me ia leju këtij vendi me qenë në terren më të mirë. Si me ia mundësu Kosovës me shku ma qëndrueshëm përpara jemi të gjithë të interesuar. Nuk jemi për të mos e formuar një gjykatë për dënimin e krimeve, mirëpo jo që kjo gjykatë të jetë selektive. Një shprehje ka ekzistuar çdo herë, është ‘shqiptar e krenar’.

Nëse krenaria jonë bie kaq për tokë, besomëni nuk do t’i duhemi askujt”, ka shtuar Haradinaj.

Grabovci arsyeton Specialen: Nuk po frikësohemi

Shefi i Grupit Parlamentarë të Kosovës Adem Grabovci ka thënë se grupi që ai udhëheq do të votojë ndryshimin e amendamenteve kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Për Grabovcin ky është njëri ndër vendimet më të vështira, por ai tha se amendamentet duhet të votohen.

“Për këtë arsye grupi parlamentarë i PDK-së ka bërë diskutime të njëpasnjëshme, të hollësishme, konsulta me të gjithë. Faktorët dhe ekspertët vendor e ndërkombëtar. Ne asnjëherë të vetme nuk i kemi ikur dhe frikësohemi drejtësisë. Ne kërkojmë që të kemi drejtësi dhe jemi këmbëngulës dhe kemi premtimet e fuqishme nga të gjithë”, tha Grabovci.

“Prandaj edhe herën e kaluar edhe kësaj radhe, pas votimit të parë dhe në mes të këtyre dy seancave grupi parlamentar ka dhënë sqarimet shtesë dhe kemi ardhë në përfundim që të hapim rrugën e themelimit të Gjykatës Speciale”, tha tutje Grabovci.

Opozita kërkon të flitet për mocionin për krimet serbe

Subjektet politike edhe një herë po kërkojnë që mocioni për gjenocidin serb në Kosovë, të hyjë si pikë e parë e rendit të ditës në seancë dhe të nxjerrët një rezolutë që dënon këto krime.

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ka thënë se opozita e ka dorëzuar një rezolutë e cila është mohuar në kryesinë e Kuvnedit.

Ai i tha Veselit se ka për detyrë të hedhë në votim rezolutën dhe mos të thotë se është vetëm një pikë e rendit të ditës.

“Arsyeja pse duhet të jetë urgjente që të trajtohet kjo rezolutë, është për shkak të gjenocidit serb në Kosovë”, ka thënë ai.

Kurse, Donika Kada-Bujupi ka thënë se nuk mund të flitet për paqe e drejtësi ku 15 vite pas luftës po mungon guximi politik për të dënuar serbët që vranë, masakruan, dhunuan, dëbuan dhe shkatërruan Kosovën.

Kurse, Adem Grabofci i PDK-së, ka kërkuar të respektohen rregullat dhe se kjo është një kopje e rezolutës së inicjuar nga PDK-ja.

Melihate Tërmkolli ia përmend Limajt tenderët milionësh

Melihate Tërmkolli ka thumbuar fortë Fatmir Limajn, duke i thënë se nëse do të bëhej fjalë për ta votuar ndonjë tender miliona euro “do ta votonit edhe mirë bile”.

Ajo tha se nëse vota do të kërkohej aty ku do të kishte tender, atëherë deputetët si Limaj, do ta votonin.

“Me pas kanë nga 80 milionë euro tenderë, siç janë keqpërdorë sipas EULEX-it, kishe votuar nga pesë herë, zotëri Fatmir Limaj”, tha Tërmkolli.

Ndërsa Limaj i është përgjigjur shkurt duke i thënë se “s’ka lidhje me çështjet juridike”.

Ndërsa më vonë edhe Albulena Haxhiu nuk është duruar duke dhënë moral për Specialen duke i thënë se “është e turpshme të votohet për Specialen”.

Haradinaj: Në mënyrë të paskrupullt po na detyroni të votojmë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të respektohen procedurat dhe rregullorja e Kuvendit. Ai ka thënë se po detyrohen të votojnë nga dy herë dhe atë në mënyrë të paskrupullt.

“Ne kemi vërejtje në shumëçka, për çka është fjala në këtë rast, po na detyroni të votojmë dy herë në mënyrë bukur të pa skrupullt. Është riprocedim dhe ju jeni kryetari Kuvendit dhe ju duhet t’i respektoni procedurat”. ka thënë Haradinaj.

Veseli: Me riprocedim nuk po e shkeli Kushtetutën

Seanca ende po vazhdon me atë se a do të duhej të shqyrtohej apo jo, riprocedimi i amandamentit kushtetues. Opozita kërkon që Kuvendi të dërgojë riprocedimin në Kushtetuese. Kurse, Veseli thotë se nuk është shkelje kushtetuese.

“Këto janë qëndrime politike që i respektojë, megjithatë të gjithë juristat e dinë që nuk jepet mendim për të njëjtën çështje. Unë e di që Kushtetutën dhe rregulloren nuk e shkeli”, ka thënë Kadri Veseli.

Kurse, Albulena Haxhiu ia rikthejë se po shkel kushtetutën për shkak se nuk ka dërguar në Kushtetuese riprocerdimin. Anulim të seancës dhe dërgim në Kushtetuese po kërkon edhe AAK-ja.

Veseli: Po të kishte riprocedimi ndryshime, do ta dërgoja në Kushtetuese

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka deklaruar se Kushtetuta nuk e parasheh kohën kur duhet të pranohet riprocedimi i amendamenteve në Kuvend.

Ai propozoi që komisioni për legjislacion të ketë pauzë prej 10 minutave dhe të dërgojnë mendimin për këtë riprocedim.

Një gjë e tillë nuk është pranuar. Kurse, Veseli i tha Vetëvendosjes që çështjen ta dërgojnë vet në Kushtetuese dhe të vazhdojnë betejën politike në seancën që po vazhdon.

“Si ministër i 22-të i Qeverisë, vetëm një ndryshim po të kishte në këtë riprocedim do ta dërgoja në Kushtetuese”, ka thënë Veseli.

Haradinaj: Në mënyrë të paskrupullt po na detyroni të votojmë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të respektohen procedurat dhe rregullorja e Kuvendit. Ai ka thënë se po detyrohen të votojnë nga dy herë dhe atë në mënyrë të paskrupullt.

“Ne kemi vërejtje në shumëçka, për çka është fjala në këtë rast, po na detyroni të votojmë dy herë në mënyrë bukur të pa skrupullt. Është riprocedim dhe ju jeni kryetari Kuvendit dhe ju duhet t’i respektoni procedurat”. ka thënë Haradinaj.

Limaj: Të mos shkelet Kushtetuta nga Kuvendi

​Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të respektohen procedurat dhe të mos bëhet shkelje e kushtetues me amandamentim të speciles.

Ai ka thënë se amendamenti për ndryshimin e Kushtetutës do të duhej të shkonte përsëri në Gjykatën Kushtetuese, pasi kështu parasheh Kushtetuta.

“Kur Parlamenti i ka thënë jo atyre ndryshimeve, procesi është kthyer në zero. Ka qenë obligim kushtetuese të ndiqen edhe një herë procedurat e njëjta. Ju ftoj që të paktën formalisht ti respektoni proceduart dhe pastaj të hapet ajo tema a ka dashur të vije kështu, Ne kështu po shkelim rregullore dhe kushtetuta dhe po e bini këtë Parlament në situatë të rëndë”, ka thënë Limaj.

Fillon seanca, VV fajëson Veselin pse nuk e dërgoi riprocedimin në Kushtetuese

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se riprocedimi i amendamenteve është shkelje ligjore dhe i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit që të ndërprenë seancën dhe ta dërgon riprocedimin e amendamenteve në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo k pyetur Kadri Veselin se a është i vetëdijshëm që ka përgjegjësi ndaj kuvendit.
“Po lejoni nëpërkëmbjen e kuvendit, sikur të ishit ministër i 22 i Qeverisë”, ka thënë ajo.

Së shpejti fillon seanca për Specialen

Shumica e deputetëve kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku së shpejti pritet të fillojë debati për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Mustafa hynë në Kuvend

Kryeministri i vendit Isa Mustafa sapo ka hyrë sallën e Kuvendit.

Edhe disa nga deputetët nga radhët e komuniteteve vetëm sa kanë hyrë në Kuvend.

Ndërsa në karriget e rezervuara për kabinetin qeverisës po ulen edhe ministrat e Qeverisë Mustafa. Të parët kanë zënë vend ministrat Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti.

Specialja sot në votim, deputetë e ambasadorë fillojnë hyjnë në Kuvend

Tanimë deputetët e subjekteve politike kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku sot do të shqyrtohet dhe votohet ndryshimi kushtetues që i hap rrugë Gjykatës Speciale.

Deputetët e parë që u panë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës janë Nuredin Ibishi , Elmi Reqisa, Pal Leka, Nait Hasani. Ndërkohë, mediat nuk po lejohen të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit deri në ora 9:40, edhe pse PDK ka paralajmëruar një takim të grupit në ora 9:30.

Ndërkohë, edhe ambasadorja e Francës dhe ai i Italisë tashmë kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Nxehtë sot në Kuvend, Specialja përsëri në votim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish për të votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e rregullt me vetëm një pikë e rendit të ditës që është; ri-procedimi i propozim-amendamentit nr.24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Kjo është hera e dytë që Qeveria procedon këtë amendament në Kuvend, ndërkohë që herën e parë më 26 qershor ndryshimet kushtetuese nuk morën votat e mjaftueshme.

Nga deputetët e koalicionit, pa opozitën e cila nuk ka votuar fare, amendamenti 24 kishte marrë 75 vota për, shtatë kundër dhe dy abstenime.

Për t’u miratuar ky amendament duhen votat e 81 deputetëve gjë që shkaktoi dështimin e votimit, i cili po kërkohet me ngulm edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Në seancën e parë themelimin e Speciales e pamundësuan deputetët e PDK-së së Hashim Thaçit të cilët shtatë prej tyre votuan kundër ndërsa dy abstenuan.

Kësaj radhe edhe Thaçi, por edhe kryeministri Isa Mustafa janë të bindur se i kanë votat e mjaftueshme që ky amendament të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Mustafa tha dje se i kanë numrat ndërkaq një gjë të tillë e ka thënë edhe nënkryetari i Kuvendit dhe anëtari i Kryesisë në PDK, Xhavit Haliti.

Sipas tij, deputetët që herën e kaluar kanë votuar kundër i kanë premtuar Thaçit se do ta votojnë Specialen me përjashtim të katër prej tyre.

Deri më tani nga deputetët që herën e kaluar kanë votuar kundër, nuk janë lëkundur nga qëndrimi i tyre Nait Hasani, Ganimete Musliu, Fadil Demaku por edhe Flora Brovina.

Gjykata Speciale do t’i gjykonte vetëm krimet e luftës që supozohet se janë kryer nga ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë vitit 1998-1999.

Kundër themelimit të Speciales janë shprehur partitë opozitare dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat