Komuna e Fushë-Kosovës paguan 16 mijë € në muaj qira (Video)

Kosova

Komuna e Fushë-Kosovës paguan 16 mijë € në muaj qira (Video)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 23:25

Administrata e Komunës së Fushë Kosovës që nga nëntori i viti 2012 zhvillon aktivitetet e saja në objekt me qira. Kjo për arsye se objekt ku ka qenë e vendosur më herët kjo komunë është privatizuar. Ndonëse punimet për ndërtimin e objektit të ri të kësaj komune kanë filluar para katër viteve, ndërtimi i saj ende është në themele. Ndërtimi i këtij objekti është i financuar nga Komisioni Evropian, por për shkak rishikimit të projektit janë ndalur punimet tash e sa vite.

Kryetari i komunës së Fushë-Kosovës Burim Berisha, tha se është e detyruar që veprimtarinë ta ushtrojë në një objekt privat ku qiraja kap vlerën e 16,450 mijë euro në muaj, dhe se komuna nuk ka mundësi që të paguaj kaq shumë para në muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat