Mërgimtarët nuk e dinë kush janë ambasadorë të Kosovës në vendet ku jetojnë

Kosova

Mërgimtarët nuk e dinë kush janë ambasadorë të Kosovës në vendet ku jetojnë

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 18:35

Qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vendet e ndryshme të botës nuk e kanë fare idenë se kush janë ambasadorët e Kosovës në vendin në të cilin ata jetojnë dhe veprojnë.

Ambasadat e Kosovës në shtete tjera, për mërgimtarët janë si lloj konsullate pasi që ato nuk duken dhe nuk plotësojnë kushtet e një ambasade. Këto ambasada asnjëherë nuk kanë bërë asgjë për qytetarët e Kosovës që jetojnë në vendet ku jetojnë, dhe se ndihmesat nuk janë aq sa i kërkojnë mërgimtarët.

Qytetarët e anketuar nga KosovaPress, tregojnë që e dinë ku gjinden ato ambasada, por nuk ia kanë fare idenë se kush është ambasador.

Skender Spahiu i cili jeton në Gjermani e që po qëndron për pushim në Kosovë, thotë se ndihmesat e kësaj ambasade nuk janë të mjaftueshme dhe të duhurat për kërkesat e mërgimtarëve. Ndërsa i pyetur se kush është ambasadori i Kosovës në Gjermani ai tha që nuk e di.

“ E dimë që ek ziston një në Berlin, në Shtutgart sa e di unë... Ka pas në qytetin e Zugbergin një ambasador ka ardhë mirëpo ndihmesa nuk kanë qenë aq sa i kërkojnë mërgimtarët atje, nuk janë të duhura. Për momentin nuk e di”, thotë Spahiu.

Por edhe pse e re Erblina Demiqi nga Danimarka e di që ekziston Ambasada e Kosovës në vendin ku ajo jeton por nuk di se kush është ambasadori i saj.

“Po e di që ekziston një ambasadë e Kosovës në Danimarkë. Jo kurrë nuk jemi drejtu. Jo nuk e di kush është ambasadori”, thotë Demiqi.

Arian Shabani nga Suedia thotë se ambasada e Kosovës në Suedi i ngjason një konsullate dhe se nuk i plotëson kushtet e një ambasade. Por Shabani thotë se nuk e di se kush është ambasadori i kësaj ambasade.

“ Po ekziston një ambasadë e Kosovës në Suedi por ajo nuk është si ambasadë por është si lloj konsullate po nuk është paraprakisht krejt e kompletume si ambasadë e Kosovës...Nuk e di, nuk e di”, tha Shabani.

As Qëndrim Sadikaj nga Suharek, i cili jeton në Cyrih të Zvicrës, nuk e di se kush është ambasadori i Kosovës në Zvicër. Ai thotë se asnjëherë nuk i është drejtuar ambasadës.

“ Po e di që ekziston një Ambasadë e Kosovës në Zvicër. Jo kurrë nuk kam pas naj punë a naj problem me ambasadà «n e Zvicrës..Jo nuk e di se nuk kam pas kurrë naj rast”, tregon Sadikaj.

Por, Ali Pasjaqa me qëndrim në Holandë tha se nuk ka pasur pse të i drejtohet ambasadës. As Pasjaqa nuk e di emrin e ambasadorit.

“Po e di që ekziston një ambasadë e Kosovës në Holandë. Nuk kam tentu se nuk më ka rasti të tentojë diçka në ambasadën e Kosovës...Nuk e di kam dëgjuar që kan pas diçka si lloj organizate apo diçka tjetër por mua nuk me ka ra kurrë. E kam ditë emrin por në moment nuk e di”, thotë Pasjaqa.

Ndryshe nga të tjerët Sylejman Haililaj nga Ferizaj që jeton në Zvicër, i është drejtuar ambasadës së atjeshme ku edhe për një kohë të shkurtër ka përfunduar punë.

“Po e di që ekziston një ambasadë e Kosovës në Zvicër. Po ka pas raste të tilla, me suksese me një kohë shumë të shkurtër kanë kry punë...Jo nuk di raste të tilla, po çfarë kërkese kanë popullata atje që jetojnë kur të i drejtohen ambasadës së Kosovës atje në Zvicër kanë me kry punë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat