Ganja për Specialen: Vetëm Zoti mund të ma ndryshojë qëndrimin

Kosova

Ganja për Specialen: Vetëm Zoti mund të ma ndryshojë qëndrimin

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 15:04

Deputetja nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Ganimete Musliu, ajo e cila fuqishëm po e kundërshton themelimin e Gjykatës Speciale, ka thënë se nesër para seancës kjo parti do të mbajë mbledhje, por që qëndrimin e saj për votim pro kësaj gjykate mund ta ndryshojë askush tjetër, pos Zotit.

Musliu ka thënë se qëndrimi i saj është i ditur që nga prilli i vitit 2014-të dhe se mbledhja e nesërme e partisë nuk dallon nga ato të kaluarat.

“Vendimi im është i qartë dhe i prerë. Veç Zoti mund të bëj diçka. Këtë vendim nuk e kam marrë sot, qe një muaj apo qe gjashtë muaj, por e kam marrë më shumë se 16 muaj, kështu që nuk kam pas nevojë të ndryshoj qëndrim për diçka që e kam votuar para asaj kohe .Ne para çdo seance mbajmë mbledhje, jo vetëm pse është seanca, por sa herë që ka mbledhje të Parlamentit, ne mbajmë mbledhje të Grupit Parlamentar”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se në mbledhjen e nesërme të PDK-së, edhe pse do të kërkohet votimi i Speciales në Kuvend, Musliu do të marrë pjesë, por vendimi i saj nuk ndryshon.

“Ne nesër e kemi vetëm një pikë të rendit të ditës, d.m.th votimi për ndryshimet e amendamenteve kushtetuese, normal unë jam pjesë e GP të PDK-së, dhe ata kanë me kërku jo vetëm prej meje, por prej të gjithë anëtarëve të këtij grupi të njëjtën gjë, sepse nuk ka aty kërkesa selektive. Por, unë e kam bë të qartë vendimin tim, jo vetëm tash, por tash e afër 18 muaj, sa i bie që nga prilli i 2014-tës, megjithatë unë do të marrë pjesë në mbledhje”, ka sqaruar Musliu.

Ndryshe, pos Ganimete Musliut, votimin pro Gjykatës Speciale e kanë refuzuar edhe tre deputetë të tjerë të PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat