​Haradinaj nderon dëshmorin Rahim Beqiri

Kosova

​Haradinaj nderon dëshmorin Rahim Beqiri

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 14:24

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i shoqëruar edhe nga kryetari i degës së AAK-së në Kamenicë Lulzim Leci, si dhe me strukturat e AAK-së, ka bërë homazhe te lapidari i dëshmorit Rahim Beqiri në fshatin Kopernicë, te Varrezat e Dëshmorëve të Komunës së Kamenicës, kjo në përvjetorin e rënie së tij.

Në një komunikatë të AAK-së, thuhet se Haradinaj poashtu ishte për vizitë në familjen e dëshmorit të kombit Asllan Thaçi.

Kryetari Haradinaj me bashkëpunëtorë pati takime me qytetarë e Kamenicës ku u bisedua për proceset, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet qytetari i Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat