Zgjedhje, nëse dështon Specialja

Kosova

Zgjedhje, nëse dështon Specialja

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 08:11

​Megjithëse besohet se koalicioni qeverisës PDK - LDK i ka siguruar votat e nevojshme për miratimin e amendamentit kushtetues, që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve politike vlerësojnë se dështimi i sërishëm i Kuvendit për ta miratuar amendamentin 24 të Kushtetutës do të kishte pasoja të shumta për vendin. Ndërsa, analistët politikë në vend kanë vlerësuar se dështimi për themelimin e Speciales do ta dërgonte vendin në zgjedhje të reja të parakohshme.

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se sipas analizës që është bërë në Grupin Parlamentar të PDK-së është arritur konkluzioni që do të ketë vota të mjaftueshme për t’u miratuar ky amendament dhe për t’u themeluar Gjykata Speciale.

Në të kundërtën, sipas tij, refuzimi do të shkaktonte pasoja në shumë fusha, ndonëse nuk beson që vendi do të shkonte në zgjedhje të reja.

“Sigurisht që do të humbte edhe serioziteti i lidershipit të Kosovës dhe ai institucional. Dëgjova deklarata që dikush i ka kryer detyrat. Kryerja e detyrave është punë e përbashkët e Qeverisë dhe e Parlamentit dhe mendoj që duhet të punohet shumë me grupet parlamentare dhe me partitë në mes vete me qëllim që të mos dështojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat