Opozita paralajmëron veprime radikale kundër Speciales

Kosova

Opozita paralajmëron veprime radikale kundër Speciales

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 22:15

Edhe pse propozimi i tyre nuk u mbështet në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit, partitë opozitare nuk janë dorëzuar. Vetëvendosje, AAK e Nisma po synojmë që përmes një rezolutë ku do të dënohej gjenocidi serb të pamundësojnë themelimin e Gjykatës Speciale.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka sqaruar për Tribuna Channel planin e opozitës për të pamundësuar themelimin e Gjykatës Speciale në seancën e së hënës. Konjufca ka bërë të ditur se do të bëjnë mocion proceduar të hënën dhe do të kërkojnë që të intervenojnë në rënd të ditës për të kërkuar që si pikë e parë e rendit të ditës të jetë rezoluta e cila e dënon krimin e Serbisë në Kosovë. Më këtë rezolutë, sipas tij , Qeveria e Kosovës obligohet më disa veprime.

Konjufca thotë se do të ishte skandaloze nëse Kuvendi i Kosovës nuk e përkrah këtë rezolutë e ndërkohë përkrah themelimin e Speciales, e cila sipas tij, dënon UCK-në dhe nëse kjo ndodhë, ai paralajmëron veprime më radikale brenda Kuvendit të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se i gjithë kundërshtimi i opozitë do të fokusohet vetëm në Kuvend të Kosovës.

E Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se është krejtësisht e paarsyeshme në kundërshtim më praktikat parlamentare rikthimi i amendamentit në Kuvend. Ai ka thënë se riprocedimi i të njëjtës materie për një votim tjetër, është mosrespektim i votës së deputetëve. Përsëritja, sipas Nitajt, mund të interpretohet edhe si presion ndaj një numri të deputetëve, që këtë herë të votojnë ndryshe nga hera e parë.

Në seancën e 26 qershorit, 75 deputetë kishin votuar pro ndryshimeve kushtetuese, 7 vota ishin kundër dhe dy deputetë kishin abstenuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat