Spektakël në drag race, festa vazhdon të dielën

Kosova

Spektakël në drag race, festa vazhdon të dielën

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 21:47

Dita e parë e garës më të madhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon,

në automobilizëm, drag race i ka arsyetuar në tërësi pritjet e mëdha. 75

garues nga vende të ndryshme kanë ofruar spektakël të vërtetë për

shikuesit e pranishëm, numri i të cilëve ishte mjaft i madh.

Gjithsesi që festa e vërtetë do të ndodhë gjatë ditës së diel, kur në

program është gara zyrtare, pasi të shtunën garuesit patën ngasje të lira

për t’i testuar veturat e tyre e njëkohësisht për t’u njoftuar me shtegun.

Eshtë më se e sigurt që numri i garuesve të dielën do të jetë dukshëm më

i madh, ndërsa që nga mëngjesi do të fillojë klasifikimi i veturave sipas

kategorive. Këtë proces, ashtu sikur edhe matjen e kohës do ta bëjë një

ekip i licencuar nga Kroacia, me të cilët Federata e Autosportit e

Kosovës është duke bashkëpunuar mjaft mirë.

Eshtë vështirë të parashikohet se kush do të jetë fitues i kohës më të

mirë, por është lehtë të parashikohet se rivaliteti do të jetë tepër i madh.

Esad Dosljak me Opel Corsa dhe Skender Potera me Audi RS 6 ishin

garuesit më të shpejtë në dy ngasjet e fundit, të cilat edhe u llogaritën si

zyrtare për ditën e shtunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat