Pacolli ngushëllon Franc Beckenbauer, për vdekjen e djalit

Kosova

Pacolli ngushëllon Franc Beckenbauer, për vdekjen e djalit

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 17:05

Ish presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar mikun e tij, Franc Beckenbauer, për humbjen e djalit të tij.
I biri i Beckenbauar, Stephan, sot në moshën 46 vjeçare ka ndërruar jetë, duke humbur betejën me tumorin, nga e cila sëmundjen vuante që dy vite.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të mikut tim, legjendarit Franc Beckenbauer. Stephan Beckenbauer ishte vetëm 46-vjeçar, dhe në emrin tim dhe të familjes sime i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Beckenbauer, klubit Bayern München dhe gjithë miqtë e tyre”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat