​Edhe Shtimja ka muze, ai gjendet në market

Kosova

​Edhe Shtimja ka muze, ai gjendet në market

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 16:56

Blerësit nga Shtimja që duan të blejnë ushqime në “Eli Ab” munden që njëkohësisht të bëjnë edhe një punë tjetër. Në qendrën tregtare të ëksaj qyteze gjendet edhe Muzeu i Qytetit, për të cilin shumë pak qytetarë e dinë.

Për të vizituar këtë muze në të cilin gjenden më shumë se 400 eksponate të ndryshme, duhet të hysh brenda qendrës tregtare, “Eli Ab”, të kalosh produktet ushqimore, për të vazhduar për në katin e dytë të marketit, të futesh brenda tekstilit e në fund gjendet një derë e bardhë , për të cilën nuk të shkon mendja që pasi ta hapësh do të hysh brenda një muzeu. Por pikërisht këtu është Muzeu i Qytetit të Shtimes, për të cilin shumë nga banorët e Shtimes as që janë në dijeni.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Shtimes, Fatmire Ferati, tha se komuna e Shtimes deri më tani ka pasur investime të shumta dhe nuk ka arritur të investoj që të zhvendos muzeun në një pjesë tjetër. Edhe ajo pranon se shumë qytetarë nuk dinë për ekzistencën e këtij muzeu, për shkak të vendndodhjes së tij.

Ferati: Shumë njerëz nuk e din s e ku gjendet muzeu

“Muzeu i Shtimes, shumë njerëz dhe shumë të tjerë jashtë qytetit të Shtimes nuk e din ku gjendet, por ai gjendet në një Qendër Tregtare, që ka mbetur si pasojë e asaj që në atë kohë nuk ka pasur një objekt të veçantë për vendosjen e muzeut... Por tani veç është duke u punuar në objektin e ish komunës së vjetër , një objekt që i shkon më tepër të jetë si muze i qytetit” , tha Ferati

Në muzeun e Shtimes gjenden eksponate me rëndësi, të dala nga lufta e fundit në Kosovë. Gjithashtu, aty gjenden edhe të mbetura nga masakra e Reçakut.

Adile Syla, zyrtare në këtë muze, foli për rëndësinë e eksponateve që gjenden duke treguar se qytetarët duhet t’i shohin ato, andaj vendi në të cilin gjendet muzeu e pengon një gjë të tillë.

Syla: Nuk kemi shumë vizitorë, 40 deri në 45 brenda një muaji

“ Brenda një muaji në këtë muze kemi diku rreth 40 ose 45 vizitorë, vijnë nga vendet e ndryshme. Qytetarët e Shtimes nuk janë shumë të informuar për muzeun, sepse nuk ka asnjë shenjë që tregon se ku ekziston muzeu” , tha Syla.

Por sipas zyrtarëve komunalë, ky problem po zgjidhet. Tashmë është duke u punuar në një objekt tjetër në të cilin do të zhvendoset muzeu i qytetit, e që sipas komunës, më e mira e këtij projekti është që kanë ndihmuar edhe në punësimin e qytetarëve të Shtimes, ku janë marrë rreth 40 persona nga qendra për punësim dhe për 6 muaj do të kenë një pagë me të cilën do të mund të mbajnë familjen në këtë periudhë kohore.

Ky projekt është financuar nga Komisioni Evropian dhe po implement ohet nga kompania “Beautiful Kosovo”. Punimet kanë filluar me 1 prill të këtij viti dhe parashihet që në një afat prej 6 muajsh të përfundojnë punimet dhe muzeu i Shtimes do të vendoset në vendin adekuat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat