Haradinaj: Koalicioni PDK-LDK në dobi të Thaçit e Mustafës, jo të qytetarëve

Kosova

Haradinaj: Koalicioni PDK-LDK në dobi të Thaçit e Mustafës, jo të qytetarëve

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 15:09

​Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se koalicioni LDK-PDK është vetëm në dobi të Thaçit dhe Mustafës por jo në dobinë e qytetarëve. Haradinaj tha se ata nuk janë të interesuar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ngase nuk janë duke udhëhequr në interes të qytetarëve.

Këto komente Haradinaj i bëri në Pejë, ku Këshilli Drejtues i degës së AAK-së ka zgjedhur kryesinë e re të degës.
Në këtë takim të Këshillit Drejtues merrnin pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nënkryetarja Donika Kada Bujupi, sekretari i përgjithshëm Blerim Kuqi, sekretari organizativ Ali Berisha dhe kryetarja e AGK-së, Magbule Shkodra.

Kryetari Haradinaj në fjalën e tij ndër të tjerash theksoj se procesi zgjedhor dhe organizimi i degës së Pejës është shembull për funksionimin e partisë dhe në këtë kuadër edhe zgjedhja e Ali Berishës si sekretar organizativ është bërë me qëllim që këtë shembull që e kemi në organizimin e degës ta bartim në gjithë AAK-në”.

Haradinaj ka porositë anëtarët e Këshillit Drejtues të vazhdojnë të punojnë edhe më tepër ngase AAK-ja është forca që përfaqëson vlerat e vërteta dhe punon për interesin e qytetarëve të Kosovës.

Ai kualicionin e tanishëm LDK-PDK e vlerësoj se është kualicion për dobinë e kryetarëve të këtyre dy partive e jo e qytetarëve. Për ta ilustruar këtë mori kryetari Haradinaj morri shembullin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi duke theksuar se dyshja Mustafa –Thaçi as që janë të informuar, e as të interesuar për këtë çështje ngase nuk janë duke udhëhequr në interes të qytetarëve.

Më pastaj u diskutua për kryesinë e re të degës së AAK-së në Pejë dhe kryetari i degës Muhamet Mala paraqiti listën e kryesisë e cila me shumicë votash u aprovua.

Kryesia e re e degës do të ketë këtë përbërje:

- Muhamet Mala - Kryetar ;

- Ali Berisha – Nënkryetar;

- Agon Buquku – Nënkryetar;

- Rexhë Nikqi – Nënkryetar;

- Naim Sahiti – Sekretar i përgjithshëm;

- Abdyl Lajqi – Sekretar organizativ;

- Zize Hakaj Veseli – kryetare e AGK-së;

- Besfort Gash i – Kryetar i ARK-së si dhe 31 anëtarë të tjerë të kryesisë se deges.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat