Veteranët nuk kanë vendosur për protesta, por ende kundërshtojnë Specialen

Kosova

Veteranët nuk kanë vendosur për protesta, por ende kundërshtojnë Specialen

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 09:25

Smajl Elezaj, sekretar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ka thënë se kjo organizatë do të vazhdojë ta kundërshtojë themelimin e Gjykatës Speciale.

Ai i ka thënë se ky qëndrim është pasojë e faktit se Qeveria e Kosovës i ka riproceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Speciales.

“Ne ende nuk kemi vendosur për protestë, por vazhdojmë ta kundërshtojmë votimin e Gjykatës Speciale nga deputetet e Kuvendit të Kosovës”.

“Vendimi për riprocedimin e amendamenteve në Kuvend është i paligjshëm, pasi ato ishin edhe më herët në Kuvend”.

Pas diskutimeve të shumta mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit është marrë vendim që në seancën plenare të së hënës,që nis në orën 10:00, të hidhen në votim vetëm amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat