E hëna e posaçme e Speciales

Kosova

E hëna e posaçme e Speciales

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 09:16

Partitë e koalicionit udhëheqës janë të bindura se Gjykata Speciale do të kalojë. Opozita thotë se po vritet demokracia me riprocedim.

Të hënë pritet të përmbyllet përfundimisht gjithçka sa i përket Gjykatës Speciale.

Dje, e premte, Kryesia e Kuvendit vendosi që Specialja të hidhet në votim vetëm pas dy ditësh, të hënë.

Kjo, pas vendimit që mori dje ekzekutivi i vendit për riprocedim të amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Dhomave të Specializuara.

Partitë e koalicionit qeverisës të premten u shprehën të bindura se të hënën do të kalojë Specialja në Kuvend, duke bërë të ditur se të gjithë deputetët e tyre do të votojnë pro saj, edhe ata që votuan më herët kundër apo që abstenuan, përderisa partitë opozitare vlerësuan se me këtë riprocedim po vritet demokracia.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të premten u karakterizua me përplasje të forta dhe kundërshtime të mëdha të opozitarëve, në të cilën morën pjesë shefat e grupeve parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat