Fotokopjet shkelin ligjin, Ministria nuk i sheh

Kosova

Fotokopjet shkelin ligjin, Ministria nuk i sheh

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 08:38

Fotokopjet e kryeqytetit po vazhdojnë të ofrojnë veprat e autorëve vendor e ndërkombëtar të fotokopjuara, duke shkel ligjin për të drejtën autoriale dhe duke dëmtuar autorin dhe botuesin.

KosovaPress-i ka vërejtur se në të gjitha fotokopjet e kryeqytetit mund të gjesh cilindo libër që të duhet. Në fotokopje ekziston një modem i vogël, i cili ngjason sikur të ishte shpërndarës rrjeti, por ai është një hardisk, i cili zë deri në 10.000 libra.

Ata përdorin edhe një libër listë në të cilën janë numrat dhe titujt e atyre librave që gjenden në ato fotokopje, pastaj në bazë të numrit e gjejnë librin si PDF në kompjuterin e tyre personal dhe ua printojnë të gjithë atyre që e kërkojnë.

Prandaj në bazë të argumenteve tona të cilat shihen në këto video amatore nuk është që po zbatohet ligji, por fotokopjet e kanë ndryshuar formën e punës së tyre për të vazhduar prapë duke e thyer ligjin.

Edhe studentet e pranojnë që literaturën për studimet e tyre e marrin në fotokopjet e kryeqytetit. Ata madje treguan se edhe profesorët janë të përfshirë në kë të fenomen, sepse sipas tyre në disa fakultete vet profesori i dërgon librat në fotokopje dhe më pas i marrin studentet.

Donika Bislimi, studente në Fakultetin e infermierisë tha se për literaturën e tyre që u jepet në fakultet ata furnizohen nga fotokopjet e kryeqytetit.

“Ne marrim librat në fotokopje, ku atu i dërgojnë profesorët literaturën dhe ne shkojmë i marrim më pas” , tha Bislimi.

Njëjtë si Donika, edhe Kujtim Krasniqi student i Fakultetit Juridik, tha se këto 4 vite të studimeve i ka përfunduar duke marrë literaturë nga skriptoret dhe fotokopjet e kryeqytetit. Sipas tij, në ato fotokopje mund të gjesh më lehtë librin dhe nuk ke nevojë të presësh shumë.

“Po zakonisht literaturën e marrimkëtu në skriptoren e fakultetit, janë d isa libra nga profesorët e ndryshëm, mirëpo nuk mund ta mohojmë që nuk furnizohemi edhe nga fotokopjet , ndoshta për shkak që janë të gatshme ose kështu diçka. Në fotokopje kam marrë libër për herë të fundit ndoshta para 1 muaji në kohën e provimeve” , tha Krasniqi.

Kurse, Gent Hoxha, student i Fakultetit Ekonomik, tha se edhe ai merr literaturë për studimet në fotokopje, madje ai arsyeton sepse ato libra mund t’i marrësh shumë lirë dhe shumë shpejt.

”Shumicën e literaturës e kemi në skriptore, pyetësor e skripta. Ato që nuk gjinden në fakultet duhet të marrim tek profesorët. Më ka ra rasti me pa kur fotokopjet e kanë thyer ligjin, por zakonisht neve na nevojitet se është më e lirëdhe më lehtë me gjet literaturën. Libri i fundit që e kam ble në fotokopje është një pyetësorë që e kam ble për lëndën’ Komunikim në biznes’, i cili ka kushtuar nà « fotokopje 1 euro”, tha Hoxha.

Kjo nuk pranohet në ministrinë e Kulturës. Madje ata thanë se kanë dërguar edhe civil në terren por nuk kanë hasur në raste të tilla.

Përfaqësues i Zyrës për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, Valon Kashtanjeva, tha se ata në aksionin e fundit i kanë dërguar disa persona civil për të kërkuar libra në disa nga fotokopjet e kryeqytetit, mirëpo nuk kanë hasur në asnjë fotokopje që të mund të marrin ndonjë libër.

“Ne kemi bërë disa kontrolla nga persona të cilët kanë shkuar për të kërkuar libra dhe këta persona në këto pika ku zakonisht janë bërë libra fotokopje pa të drejtën e autorit dhe të mbajtësve të tjerë të të drejtave, personat që kanë punuar në këto fotokopje kanë refuzuar që të shesin libra fotokopje, kështu që ajo që mundë të themi që luftimi i piratërisë dhe zbatimi i të drejtave të autorit është sfidë”, tha Kashtanjeva.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala tha se ligji për të drejtat e autorit është ridraftuar, përkatësisht pjesa më ndjeshme e tij e cila lidhet me 9-të direktivat e BE-së, ku sipas tij nga 63 nene sa ka ligji, preken 33.

“Ky është një ligj kompleks dhe i cili tenton të rregulloj një fushë e cila është tepër komplekse, sepse kap një numër kategorish nga krijuesit e deri tek rrjetet e tregtisë që do të thotë një fushë e gjerë interesash dhe është mjaftë e vështirë që të kapet përnjëherë, megjithatë ne po përpiqemi që të ndërtojmë një infrastrukturë ligjore bazë e cila duhet të shoqërohet me legjislacion sekondar dhe me mekanizmat për implementim. Deri më ta ni ka rezultate, të cilat janë të dukshme në këtë fushë, por janë plotësisht të pamjaftueshme, sidomos në rrafshin e piratërimit të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta e që ka të bëjë me të gjitha fushat e kulturës dhe mund të them edhe përtej” , tha Shala.

Ndryshe, përfaqësuesja e librarisë Dukagjini, Nebahete Qavdarbasha na tregoi për çmimet e titujve të librave origjinalë që gjenden në librari, ndër të tjerash ne morëm edhe çmimet e librave që i gjetëm në fotokopjet e kryeqytetit. Libri “Alkimisti” që në fotokopje kushton 1.30 euro, në librarinë Dukagjini ka çmimin 5 euro, ndërsa libri “Prilli i thyer” në fotokopje kushton 1.40 euro, në librari 6 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat