Haradinaj ka një lutje për të rinjtë: Pashë Zotin mos shkoni në Siri

Kosova

Haradinaj ka një lutje për të rinjtë: Pashë Zotin mos shkoni në Siri

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 22:21

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në RTK ka folur edhe për shtetasit e Kosovës që shkojnë në luftëra të huaja sidomos në Siri krah ekstremistëve fetarë.

Haradinaj u ka bërë apel të gjithë që mos të shkojnë atje sepse atje është luftë e pakuptimtë.

“Iu bëj be mos shkoni atje, mos e merrni veten në qafë. Pashë Zotin mos shkoni se ajo s’është lufta e jonë”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së ka thënë se nuk është kundër asnjë feje por sipas Haradinajt së pari është shqiptar dhe nuk do të lejojë inkriminim e asnjë rryme fetare në Kosovë./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat