Haradinajt më shumë i pëlqen Thaçi se Isa Mustafa

Kosova

Haradinajt më shumë i pëlqen Thaçi se Isa Mustafa

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 21:11

(E plotësuar)- Ramush Haradinaj ka thënë se qeverisja e Isa Mustafës është shumë më e keqe se sa e ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

“Ky është më i pazoti se Thaçi pavarësisht se ai i ka ba do budallakina por ka ndodhë diçka”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij tash është një status quo minus./KosovaPress/

Haradinaj: “E kanë çit’ marren për ledine”

Ramush Haradinaj në emisionin “Debat” tha se nuk ka logjikë që të rikthehet përsëri Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës ngaqë deputetët kanë vendosë njëherë, por si duket kanë presion.

“Kryeministri Mustafa nuk ka thënë asgjë më shumë se herën e parë dhe më mirë ishte të thoshte se nuk kemi çare ta bëjmë këtë dhe po na lypin miqt me bo”, tha Haradinaj.
Ai më tej tha se me këto veprime qeveria “e kanë çit’ marren për ledine”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat