Veseli: Do të shtohen investitorët nga bota

Kosova

Veseli: Do të shtohen investitorët nga bota

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 15:34

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takur sot njërin nga nismëtarët e Odës Ekonomike izraelite-kosovare, zotëri Azar.

Sipas tij, prioritet i të dyve ishte zhvillimi ekonomik.

Në lidhje me këtë takim, Veseli ka shkruar në profilin e tij në Facebook:

Sot zhvillova një takim me Z. Azar, një nga nismëtarët e Odës ekonomike Izraelite-kosovare, të vendosur në kryeqytetin tonë, në Prishtinë. Kjo odë, shpreh më shumë se vetëm interesin ekonomik të kompanive izraelite për të vepruar në Kosovë.

Në takim, vura në dukje se një nga prioritetet e agjendës tonë kuvendore është zhvillimi ekonomik. Kjo odë do të ndikojë që të shtohen investitorët në Kosovë nga bota, të gjejnë resurset sot aq të kërkueshme siç është rinia dhe motivacioni për të punuar.
Bashkëpunimi ekonomik do të ndikojë edhe në përshpejtimin e thellimit të bashkëpunimit politik të ndërsjellë, Kosovë-Izrael, duke qenë në shërbim dhe interes të qytetarëve të dy vendeve tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat