PDK dhe VV akuzojnë Komunën e Podujevës për dallavere me tenderë

Kosova

PDK dhe VV akuzojnë Komunën e Podujevës për dallavere me tenderë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 14:51

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Podujevës të kryesuar nga Mehmet Gashi, nuk kanë munguar akuzat e asamblesitëve të PDK-së dhe LVV-së, ndaj kryetarit Agim Veliu.

Asambleisti i PDK-së, Flakron Gashi ka akuzuar kryetarin Veliu se ka bërë shpëlarje të tenderëve duke ua dhënë kompanive që varen nga ai.

“Gjatë periudhës janar-qershor 2015 nga gjithsejtë 33 projekte më shumë se 60 për qind e tyre janë në duart e kompanive të cilat janë të varura drejtpërdrejtë nga Agim Veliu ose anasjelltas, e kjo lë për të dyshuar që është shkelur neni 7 pika 1 dhe 2 e ligjit për prokurim publik”, ka thënë Gashi.

Gashi më pas ka theksuar se për hutimin në prokurim dhe vendimmarrje dhe shpërlaje të tenderëve e bënë vet kryetari Agim Veliu.

Ai më pas ka parashtruar pyetjen se kujt i takon parcela në të cilën operon resatuarnti “Milenium” tek liqeni i Batllavës.

“Unë dhe të gjithë ju e dimë se këtë pronë e ka shfrytëzuar Nuredin Ibishi”, ka thënë Gashi, duke theksuar më pas se vetëm gjatë vitit 2014 komuna e Podujevës ka qenë në borxhe mbi 0.2 milion euro.

Në anën tjetër asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bahri Selimi ka folur rreth një shkelje në një kontratë me një qiramarrës.

“Edhe ma herët është shkelë një kontratë e kryetarit me qiramarrësin, nuk janë dhanë për 6 muaj mjetet, ka pasur edhe shkelje tek ndarja e parcelës, ku thuhet se nuk ka të drejtë të ndahet dhe të tjetërsohet. Ajo edhe është ndarë edhe tjetërsua, tani janë dy objekte relevante që ushtrojnë bizneset e tyre dhe kush e merr qiranë e din vetëm ata që e kanë nënshkrua kontratën”, ka thënë Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat