​Ankesa ndaj Zejnullahut se vendimet po i merr në kolegjiume e jo në senat

Kosova

​Ankesa ndaj Zejnullahut se vendimet po i merr në kolegjiume e jo në senat

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:06

Vendimet e dekanëve së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahut, të cilat në vazhdimësi po merren në kolegjiume dhe jo në senat, ashtu siç do duhej, kanë bërë që përfaqësuesit e studentëve në Parlamentin Studentor të jenë të pakënaqur me rektorin, dekanët dhe mënyrën se si ata funksionojnë.

Sipas tyre, senati shërben për këtë gjë dhe vendimet duhet të merren në transparencë të plotë, në prani të senatorëve dhe jo të servohen të gatshme, shpeshherë edhe pa vota të mjaftueshme.

Arben Mehmeti, përfaqësues nga Parlamenti Studentor i UP-së, tha se prej marrjes së pozitës së rektorit, vendimet janë marr në kolegjiume, ndërsa organi kompetent për këto vendime është senati.

Sipas tij, UP nuk e meriton këtë degradim në të cilin gjendet sot.

“Prej se e keni marr pozitën keni vazhduar çdo herë në mbledhje na keni thonë se në kolegjium jemi marr vesh. Senati është organi që merr vendime akademike, kolegjiumi është organ që s’parashihet askund. Me kolegjium mund të takoheni me dekan në kafe, mirëpo me senat kafja nuk thirret. Senati ë shtë organi akademik, i cili merret me vendime akademike. Nëse ju tentoni të bartni vendime prej senatit në kolegjium, atëherë ne si studentë do të shikojmë se farë masa do të marrim…universiteti nuk e meriton një degradim të tillë siç është duke ndodhur”, tha Mehmeti.

Ndërkaq, rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, ftoi senatorët që të fokusohen në çështjet më të rëndësishme, siç është fillimi i vitit shkollor dhe ta miratojnë rendin e ditës.

“Ju ftoj që sot të fokusohemi kryesisht në ato çështje të cilat kanë të bëjnë me fillimin e vitit shkollor, sepse është procedura e shpalljes për studime master …sepse që nga fillimi I këtij viti në të cilin jemi dakorduar të gjithë së bashku që për studimet master të fillojmë me kohë 1 tetor dhe të mos vonohen ashtu siç janë vo nuar deri tash. Unë ju ftoj që të miratojmë këtë rend dite dhe të fillojmë me procedim”, tha rektori Zejnullahu.

E, dekani i Fakultetit të Edukimit, Ethem Qeku, u ankua për gjendjen në të cilën ndodhet UP-ja. Sipas tij problem thelbësor është e ardhmja e UP-së dhe zhvillimet brenda UP-së.

“Angazhimi në aspektin administrativ ndonjëherë e ka eliminu mundësinë që ne të kthehemi t’I hapim problemet të cilat janë thelbësore. Për neve problemet thelbësore edhe në takimin që I patëm është e ardhmja e UP-së, kah po shkon UP, sa kemi zhvillime pozitive, sa kemi avancime në këtë fushë si UP në përgjithësi dhe si fakultete në veçanti…shpeshherë kemi potencuar që kemi konflikt të interesit, a kanë dekanët konflikte interesi, a kanë njësitë akademike konflikte të interesit…e kemi një grup të dekanëve se senati është për të shkelur rregullat, menagjmenti është për t’i mbrojtur. Ky dualizëm se kush është për me mbrojt rregullat e kush me i shkel rregullat më duhet se është një koncept i gabuar dhe që nuk na qon askund”, tha Qeku.

Kemajl Kurteshi, nga Fakulteti i Bujqësisë, kërkoi që votat e senatorëve të jenë të vlefshme çdo herë jo vetëm në raste interesi duke specifikuar këtu rastin e Pranvera Zejnullahut.

Në këtë mbledhje u arrit që të zgjidhet dekani i Fakultetit Juridik. Në këtë post u emërua prof.as.dr. Haxhi Gashi, ndërsa në postin e prodekanit u emëruar të FIM-së, prof.asoc.dr Januz Bunjaku.

Po ashtu është marrë vendim për caktimin e kritereve dhe numrit të studentëve për regjistrim në nivelin master për vitin akademik 2015/16 dhe shpalljen e konkursit për plotësimin e vendeve të lira nga afati i parë në nivelin bachelor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat