“Lëvizja për Bashkim” nuk ndërron qëndrim rreth Speciales

Kosova

“Lëvizja për Bashkim” nuk ndërron qëndrim rreth Speciales

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 12:52

Ministri i Diasporës Valon Murati në Info Magazine e ka rikonfirmuar qëndrimin e partisë së tij “Lëvizja për Bashkim” rreth krijimit të Gjykatës Speciale.

“Qëndrimi i Lëvizjes për Bashkim është kundër Gjykatës Speciale. Konsiderojmë që nuk ka një transparencë të plotë se cili do të jetë misioni i kësaj Gjykate dhe vota jonë në kuvend do t’i thotë jo themelimit të saj” tha Murati.

Ndryshe, deputeti i vetëm në Kuvendin e Kosovës nga radhët e kësaj partie është Raif Qela, i cili edhe në seancën e shkuar të parlamentit kur u hodh në votim Specialja votoi kundër saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat