Veseli-Nait Hasanit: Na ke fut

Kosova

Veseli-Nait Hasanit: Na ke fut

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 12:25

​Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po vazhdon me gabimet në thënien e fjalëve. Ai derisa iu drejtua deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasanit se ia ka futur në telashe, përdori fjalën ”Nait na ke fut”.

Kjo disa deputet i bëri të qeshte, ndodhi në momentin kur Nait Hasani propozoi që në amendamentet për projektligjin për letërnjoftime të shkruhet edhe identiteti kombëtar.

Kurse, Veseli derisa tregoi se kanë probleme me elektronikën, me humor iu drejtua deputeti Hasani se i ka futur në telashe.

“Ndoshta rregullohet elektronika e pastaj e kemi më lehtë, po e shoh që po s’kuqemi kur po votojmë kështu, ndërsa me elektronikë...O Nait, o na ke fut, kërkojë falje”, tha Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat