Tërmkolli: Nëse lëshohen letërnjoftime në gjuhën turke kjo është katastrofë

Kosova

Tërmkolli: Nëse lëshohen letërnjoftime në gjuhën turke kjo është katastrofë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 10:59

(E plotësuar) Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, në seancën e sotme parlamentare duke diskutuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Letërnjoftim, ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në botë ku një komuniteti që me vetëm 5 për qind të popullatës së përgjithshme i njihet gjuha, si gjuhë zyrtare në nivel shtetëror.
“Praktika më e mirë në botë më e favorshme ishte 8 për qind, diku në shtete e Beneluksit. Nëse janë 8 për qind lejohet gjuha, ne e ndalmë edhe më poshtë në 5 për qind gjuhën serbe, kurse në nivele të përdorimit gjuhet e tjera i bëmë 3 për qind”.

Tërmkolli tha se nëse nga institucionet e Kosovës lëshohen letërnjoftime ne gjuhën turke kjo përbënë një shkelje, transmeton Klan Kosova. “Letërnjoftimet në gjuhën turke nuk e di kush i ka bërë, por kjo është katastrofë”.

“Letërnjoftimi e tejkalon përdorimin zyrtar, por letërnjoftimi ka të bëjë me gjuhë zyrtare”. “Kërkoj rishqyrtimin e kësaj çështje”, tha ajo.

Haliti: S’ka letërnjoftime në gjuhën turke

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, duke folur në seancën e sotme parlamentare rreth problematikës së gjuhëve zyrtare në Kosovë, ku po shqyrtohet Projektligji për Leternjoftime, tha se ai nuk e di që në letërnjoftime e Kosovës shënohet edhe gjuha turke.

“Nuk ka letërnjoftim në gjuhën turke në Kosovë. Gjuhët lokale janë gjuhë lokale, dhe le të respektohet kjo. Askush nuk e ka ndaluar dikë të flas në gjuhën e tij. Me Kushtetutë e kemi të zgjidhur këtë problem për komunitetet që e kalojnë tre përqindëshin në vendet ku jetojnë”, ka thënë Haliti.

Fillon seanca miratohen në shpejtësi dy projektligje

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare, ku është miratuar për herë të dytë projektligji për letërnjoftim dhe projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta.

Po ashtu, është propozuar që shqyrtimi i vendimit të qeverisë për propozimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, të shtyhet për në shtator me arsyetimin se ministri nuk është prezent për të prezantuar anëtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat