(E plotësuar) Kryesia e Kuvendit e ka futur në rend të ditës ndryshimin e amendamenteve kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Por gjatë votimit përfaqësuesit e opozitës kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Në momentin që ka nisur të votohet rendi i ditës për specialen shefat e grupeve parlamentare të VV-së, AAK-së dhe Nismës kanë lëshuar sallën.
Seanca fillon ne oren 10.00
Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kanë vendosur që të hënën të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të shqyrtohet riprocedimi i amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Kjo seancë do të fillojë në orën 10:00.
Vendimi për riprocedimin e amendamentit kushtetues i cili i hapë rrugën krijimit të Gjykatës Speciale është kundërshtuar fuqishëm nga partitë opozitare, duke e quajtur jodemokratike.
Opozita kundërshton fuqishëm Specialen: Kuvendi po vdes
Kundërshtimet për riprocedimin e amandamentimeve kushtetuese për Specialen po rritën nga ana e opozitës. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca thotë se riprocedimi i këtyre amendamenteve është veprim antidemokratik dhe i paprecedent.
“Edhe herën e parë kur ka ardh në Kuvend ka qenë skandaloze. Në vend që Qeveria të reflektoj ajo tash shkon edhe një hap tutje dhe merr një veprim më antidemomratik se herën e parë dhe pikë e presje pa asnjë ndryshim e ka riproceduar në Kuvend dhe kjo është e paprecedent në botë. Nëse ndodh kjo atëherë e legjitimojmë anarkinë në Kosovë”, tha Konjufca.
Kundërshtues ka qenë edhe shefja e Grupit Parlamentarë të AAK-së Donika Kadaj – Bujupi, e cila tha se nëse riprocedohen këto amendamente Kuvendi vdes.
“Një vendim i Kuvendit është obligativ. Është vdekje për demokracinë dhe këtë Kuvend ku Qeveria riprocedon amendamentin për specialen duke thënë çështje në vijim. Nëse procedohet kjo është vdekje për Kuvendin. Po e mbyllim Kuvendin edhe ta lëmë vetëm Qeverinë por kjo nuk është demokraci”, tha Kadaj - Bujupi.
Njëjtë po mendon edhe shefja e Grupit Parlame ntar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami.
“Riprocedimi i këtyre amendamenteve është shkelje e vendimit të sovranit. Kjo për neve është e papranueshme. Ju bëjë thirrje mos ta riprocedoni dhe mos të jetë pjesë e seancës së ardhshme sepse nëse riprocedohet nuk do të ketë demokraci parlamentare”, tha Bajrami.
Konjufca: Thaçi po i shantazhon deputetët e tij për Specialen
Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se lideri i PDK-së, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi po përdor standarde jodemokratike lidhur me votimin e amendamenteve që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.
Konjufca tha në mbledhjen e Kryesisë se Thaçi po i shantazhon deputetët e tij, se nëse nuk votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale atëherë nuk do t’i lejojë të jenë në listat për zgjedhjet.
Kadaj – Bujupi propozon rezolutë për gjenocidin në Kosovë
Shefja e Grupit Parlamentarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj – Bujupi, ka propozuar një rezolutë për gjenocidin në luftën e fundit në Kosovë.
Ky propozim është dhënë gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe ka marrë përkrahjen edhe nga grupet e tjera parlamentare.
Kadaj – Bujupi po kërkon që kjo rezolutë të jetë pikë e parë e rendit të ditës.
Fillon Kryesia, debate mes opozitës dhe pozitës për Specialen
Sapo ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dhe brenda ka nisur një debat për riprocedimin e amendamenteve kushtetuese që i jep rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Opozita vazhdon që amendamentet mos të procedohen. Aida Dërguti, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje thotë se me këtë riprocedim po shkelet integriteti i Kuvendit.
“Jo çdo gjë që vjen nga qeveria duhet të diskutohet. Mos të procedohet amendamenti për specialen as mos të ketë seancë për këtë çështje. Duhet ta mbroni integritetin e kuvendit”, tha Dërguti.
Përderisa nga ana tjetër është kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili po insiston se me riprocedimin e kësaj çështje nuk po shkelet as Kushtetuta e as rregullorja e Kuvendit.
Kryesia sot mbledhje urgjente, cakton seancën për Specialen
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj, ku pritet të caktohet seanca e re plenare për të shqyrtuar dhe votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Mbledhja e kryesisë do të mbahet në ora 12:00.Ndryshe, Qeveria ka riporceduar në Kuvend këto ndryshime kushtetuese.